Home / Lajme / Maqedoni / BDI do të votojë ndryshimet e LSDM-së për ligjin antiduhan

BDI do të votojë ndryshimet e LSDM-së për ligjin antiduhan

21 janar
Ndryshimet e propozuara nga LSDM-së japin mundësinë që vetë pronari i lokalit nën 100 metra katror të përcaktohet nëse në lokalin e tij do të pihet duhan apo jo.
Lokalet mbi 100 metra katror do të kenë të drejtë të sigurojnë një hapësirë të posacme për duhanxhijtë, ku ajri do të freskohet në cdo dhjetë minuta.
Sipas këtij propozimi pirja e duhanit do të lejohet në të gjitha hapërsirat publike, sic janë verandat dhe terasat, stadiumet si dhe në manifestime publike etj.

eputetët e BDI-së mund të përkrahin ndryshimet e ligjit antiduhan të cilat të hënën pritet t’i propozojë partia opozitare LSDM. Kështu ka deklaruar deputeti i LSDM-së Vllado Buckovski duke prezentuar propozimin e tyre për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit.

Ne procedurë parlamentare ka hyrë edhe porpozimi i partisë në pushtet VMRO-DPMNE për lejimin e pirjes së duhanit gjatë sezonit turistik në veranda dhe terasa. Për Buckovskin propozimi i partisë në pushtet, i cili është i imponuar nga presioni i opiniot publik, nuk zgjidhë problemin. “Propozimi i VMRO-DPMNE-së hedh pluhur në sytë e opiniot publik”, thotë Buckosvki.

Ndryshimet e propozuara nga LSDM-së japin mundësinë që vetë pronari i lokalit nën 100 metra katror të përcaktohet nëse në lokalin e tij do të pihet duhan apo jo.

Lokalet mbi 100 metra katror do të kenë të drejtë të sigurojnë një hapësirë të posacme për duhanxhijtë, ku ajri do të freskohet në cdo dhjetë minuta.

Sipas këtij propozimi pirja e duhanit do të lejohet në të gjitha hapërsirat publike, sic janë verandat dhe terasat, stadiumet si dhe në manifestime publike etj.

Propozimi i LSDM, jep një afat prej 3 muajsh, kur pronarët e objekteve hotelierike të adaptojnë punën e tyrë sipas normave të reja ligjore. Deputeti Buckovski thotë se propozimi i tyre do te plotësohet edhe me vërejtjet e punëtorëve të hotelierisë, ndërsa për miratimin e tij në Kuvend presin ndihmën e partive opozitare, por edhe të partive në pushtet. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *