Home / Lajme / Maqedoni / BDI: VMRO po na shantazhon me rastet e Hagës

BDI: VMRO po na shantazhon me rastet e Hagës

Shkup, 11 janar
“Është e qartë se VMRO-DPMNE nuk është e kënaqur nga refuzimi jonë për ta votuar Ligjin për evidencë pedagogjike, nga insistimi jonë për ndriçimin e rastit të Sopotit, si dhe nga disa qëndrime tona që nuk janë në të njëjtën linjë me qëndrimet e VMRO-DPMNE-së.

Burime partiake brenda partisë shqiptare në pushtet thonë se përmes aktivizimit të rasteve të Hagës, VMRO-DPMNE po mundohet ta shantazhojë Bashkimin Demokratik për Integrim (BDI).

“Është e qartë se VMRO-DPMNE nuk është e kënaqur nga refuzimi jonë për ta votuar Ligjin për evidencë pedagogjike, nga insistimi jonë për ndriçimin e rastit të Sopotit, si dhe nga disa qëndrime tona që nuk janë në të njëjtën linjë me qëndrimet e VMRO-DPMNE-së.

Andaj me aktivizimin e rasteve VMRO-DPMNE po tenton ta disiplinojë BDI-në”, thotë për “zhurnal” burim partiak në BDI, duke reaguar ndaj arrestimit të Kadri Sulejmanit nga fshati Kamjan i Tetovës i cili dyshohet në rastin e ashtuquajtur “Punëtorët e Mavrovës”.

BDI kërkon që edhe në rastin e Sulejmanit edhe në rastet tjera të respektohet Ligji për amnisti is qellur pas përfundimit të konfliktit ë vitit 2001.

“Qëndrimi i kryesisë ë BDI-së është se amnistia e vitit 2002 duhet të respektohet plotësisht. Amnistia e pjesëtarëve të UÇK-se dhe të gjitha kategorive që përfshihen në ligj është kusht themelor për stabilitet dhe bazë për ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes bashkësive etnike|, thotë zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti.

Vazhdimin e praktikës së arrestimit të ish pjesëtarëve të UÇK-së për raste të cilat janë kthyer nga Tribunali i Hagës, Demokracia e Re e vlerëson si të papranueshme.

Eshtë absolutisht e papranueshme që 8 vite pas sjelljes së Ligjit për amnisti edhe më tej të ketë raste që procesuohen nga Gjykatat e Maqedonisë edhe pse Tribunali i Hagës nuk ka gjetur dëshmi për krime të kryera lufte.

Ligji dhe Kushtetuta duhet të respektohen në përgjithësi dhe rasti i Mavrovës së bashku me tre rastet tjera të mbyllen ashtu siç ka rekomanduar Tribunali i Hagës. Është e papranueshme që këto raste të keqpërdoren për qëllime politike”, thotë zëdhënësi i DR-së, Arjanit Hoxha. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *