Home / Sport / Behrami kërkohet nga Manchester Unitedi?

Behrami kërkohet nga Manchester Unitedi?

Futbollisti kosovar me nënshtetësi zvicerane, Valon Behrami është vënë në shënjestër të Mançester Junajtedit, ka bërë të ditur e përditshmja angleze “Daily Star”.

Mediat angleze bëjnë të ditur se Manchester Unitedi ia ka vënë syrin Valon Behramit, i cili aktualisht luan në radhët e skuadrës angleze, West Ham.
Ndonëse timonieri i “djajve të kuq”, Aleks Ferguson disa ditë më parë ka thënë se nuk e ka ndërmend të përforcohet gjatë afatit të janarit, duket se ai do të bëjë përjashtim në rastin e Behramit.

Reprezentuesi i kombëtares helvetike përkatësisht i Zvicrës, po kalon formë të mirë te skuadra West Ham me përjashtim të disa lëndimeve që e kanë përcjellë kohë pas kohe. Mirëpo, sesa do të jetë konkrete ky shikim me bishtë të syrit i skuadrës kampione në drejtim të Behramit, mbetët të shihet në ditët e ardhshme.

Kosovari 24-vjeçar u bashkua me Uest Hemin para 18 muajsh nga Lacio për 5 milionë funte. Për të siguruar shërbimet e kosovarit që luan edhe në kombëtaren e Zvicrës, sipas mediave angleze Fergusoni është i gatshëm të jap më shumë se 6 milionë funte, shifër të cilën sigurisht se Uest Hemi nuk do të mund ta refuzonte duke ditur krizën nëpër të cilën po kalon klubi.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *