Home / Sport / Besart Ibraimi në Schalke

Besart Ibraimi në Schalke

Besart Ibraimi është përforcimi më i ri i Schalke 04. Futbollisti shqiptar nga Maqedonia ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman, për tri vjet e gjysmë. Trajneri i Schalkes, Felix Magath, ndihet i kënaqur me këtë transfer, ndërsa shton se 23-vjeçari do t’i shërbejë ekipit të tij në të ardhmen.

Pesë ditë para fillimit të stinorit pranveror, të dielën në Veltins Arena kundër Nurnbergut, Schalke 04 ka qenë aktive në tregun e blerjeve. Klubi gjerman e ka angazhuar futbollistin shqiptar nga Maqedonia, Besart Ibraimi, i cili në radhët e Schalkes kaloi nga kryesuesi i tabelës në Ligën e Parë në Maqedoni, Renova nga Xhepçishti.

Schalke ka nënshkruar një kontratë për tri vjet e gjysmë me sulmuesin Ibraimi, 23-vjeçar, deri më 30 qershor të vitit 2013.
“Ai do të na gëzojë në të ardhmen. Por, gjithashtu është ky edhe një investim dhe angazhim për të ardhmen”, deklaroi trajneri i Schalkes, Felix Magath, për uebfaqen zyrtare të klubit.

Mediat gjermane shkruajnë se Schalkes i ka kushtuar Ibraimi rreth 500 mijë euro. Stinorin e kaluar, Ibraimi ka shënuar 13 gola në 26 ndeshje të kampionatit të Maqedonisë, ndërsa këtë sezon, ai ka shënuar tetë gola në dhjetë ndeshje, duke ndihmuar Renovën të kryesojë tabelën. Ibraimi ka zhvilluar pesë ndeshje për përfaqësuesen A të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *