Home / Lajme / Maqedoni / BFI ultimatum Todoroviqit, për rastin e Burmali Xhamisë

BFI ultimatum Todoroviqit, për rastin e Burmali Xhamisë

15 janar-
“Duhet ta keni parasysh faktin se sjelljet tuaja të pamatura e të pakuptimta do të rezultojnë në atë që nëse ndërtohet objekt i religjionit tjetër, rindërtimi i Xhamisë Burmali do të jetë legale e legjitime edhe pa lejet dhe pëlqimet tuaja.

Myftinia e Shkupit kërcënon kryetarin e Komunës Qendër, se nëse në afat sa më të shpejtë nuk ndryshon vendimin për mos ndërtimin e Xhamisë Burmali, në Maqedoni mund të lind konflikt ndërfetar.
Myftinia e Shkupit, përmes një reagimi sot me tonë të ashpra ka ftuar numrin ‘një’ të Komunës Qendër Vlladimir Todoroviq, që edhe një herë ta marrë në shqyrtim Planin Detal Urbanistik dhe paralelisht me kishën të ndërtohet edhe xhamia.

“Duhet ta keni parasysh faktin se sjelljet tuaja të pamatura e të pakuptimta do të rezultojnë në atë që nëse ndërtohet objekt i religjionit tjetër, rindërtimi i Xhamisë Burmali do të jetë legale e legjitime edhe pa lejet dhe pëlqimet tuaja.

Duke u nisur nga fakti se jetojmë në një shoqëri multi-konfesionale, e në veçanti në një qytet multifetar siç është Shkupi, jeni të obliguar që të mendoni më mirë për hapat tuaj të mëtutjeshëm në lidhje me këtë çështje, sepse shumë shpejtë mund të krijoni konflikt ndërfetar në qendrën e qytetit të Shkupit”, thuhet në reagimin e Myftinisë së Shkupit.

Kreu i Muftinisë së Shkupit Ibrahim Shabani, i bën apel kryetarit të Komunës Qendër Vlladimir Todoroviq, që përmes bisedimeve të merret vendimi për ndërtimin e xhamisë. Tensionet rreth vendimit për mos-ndërtimin e Xhamisë Burmali, u rritën pasi që dje kryetari i Komunës Qendër, publikisht tha se në sheshin e Shkupit ka vend vetëm për ndërtimin e kishës dhe assesi për xhaminë.

Edhe dje Këshilli për rindërtimin e Xhamisë Burmali paralajmëroi Todoroviqin se puna është shumë serioze. Nga këshilli në mënyrë metaforike porositën pushtetin të mos lejojë t’i ndodhë ajo që thotë populli, ‘të rrëshqas si thiu në akull. /alsat-m/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *