Home / Lajme / Maqedoni / Bora sjell telashe në Tetovë

Bora sjell telashe në Tetovë

Tetovë, 5 janar
Komunikacioni në rajonin e Tetovës, zhvillohet në kushte dimërore dhe me shumë vështirësi, edhe pse sipas përgjegësve pastrimi I rrugëve ka filluar nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së martë.Sipas përgjegjësit për pastrimin rrugëve Bujamin Hamiti në ora 7 të mëngjesit ka filluar të pastrimi I rrugëve kryesore për në spital, shkolla dhe institucione tjera të rëndësishme

Të rreshurat e borës të cilët e kanë vështirësuar qarkullimin e komunikacionit në rajonin më të gjërë të Gostivarit dhe Tetovës sidomos lëvizjes e automjeteve të rënda në viset malore Strazhë dhe Mavrovë.

Për shkak të kësaj por edhe duke marrë parasysh parajmërimet e sinoptikëve se moti I këtillë do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të ardhshme, SPB në Tetovë apelon deri tek vozitësit që të jenë të vëmendshëm dhe të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve në rrugë.

Policia e Tetovës ka apeluar që vozitësit të parkojnë veturat me qëllim që të lirojnë rrugën automjeteve të institucioneve kompetente të cilët pastrojnë rrugën.

Komunikacioni në rajonin e Tetovës, zhvillohet në kushte dimërore dhe me shumë vështirësi, edhe pse sipas përgjegësve pastrimi I rrugëve ka filluar nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së martë.

Sipas përgjegjësit për pastrimin rrugëve Bujamin Hamiti në ora 7 të mëngjesit ka filluar të pastrimi I rrugëve kryesore për në spital, shkolla dhe institucione tjera të rëndësishme.Sipas tij, më pas është filluar pastrimi I rrugëve dhe rrugicave tjera në qytet.

Pastrimi I rrugëve ka filluar edhe në fshatrat e malësisë së Sharrit, megjithatë me vonesë në fshatin Shipkovicë, ku sipas Hamitit, është bërë për shkak të problemeve teknike.

Ai theksoi se në shumë raste kanë ndihmë nga ana e qytetarëve dhe policisë, por problem paraqesin veturat e shumta në qarkullim të cilët në masë të madhe e pengojnë pastrimin në kohë të rrugëve.

Për shkak të reshjeve të borës, komunikacioni në të gjitha drejtimet rrugore magjistrale dhe rajonale nëpër vend po zhvillohet në kushte të dimrit.

Ndalesë për automjete të rënda ngarkuese është vendosur në drejtimin rrugor Gostivar-Kërçovë, në qafë-malin Strazhë, si dhe në drejtimin Mavrovë-Dibër.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *