Home / Sport / Braun GP “kurorëzon” Shumin

Braun GP “kurorëzon” Shumin

Tek skuderia gjermane kanë besim se Mikael Shumaker do të shpallet kampion bote që në sezonin e parë pas rikthimit.

Menaxheri i përgjithshëm i Braun GP, Ros Braun, shprehet i bindur se shtatë herë kampioni i botës me Ferrarin do të triumfojë në edhe nën drejtimin e makinës gjermane. “Shumakeri do të jetë kampioni i botës në Formula 1 për vitin 2010”, u shpreh Braun.

Morali në mjediset e skuderisë nga Shtutgarti është i lartë dhe të gjithë janë të mbushur me besim nga rikthimi i Shumit. Por ai duhet të përballet me kampionë të tjerë, si Alonso, Hamilton dhe Baton. Megjithatë, kjo nuk e frikëson as pilotin, as drejtuesin gjerman, që këmbëngul: “Do të ketë nevojë vetëm për disa gara për t’u përshtatur, pastaj do të shohim Shumakerin e vjetër”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *