Home / Sport / Bregu i Fildishtë startoi me barazim, Malavi deklasoi Algjerinë

Bregu i Fildishtë startoi me barazim, Malavi deklasoi Algjerinë

Në Kupën e Kombeve të Afrikës të hënën në program ishin dy takime, ku u shënuan rezultate befasuese.

Njëri nga pretendentët për të fituar kampionatin afrikan, Bregu i Fildishtë në kuadër të grupit B ka barazuar në Kabinda me Burkina Fason (0:0), derisa Malavi në ndeshjen e dytë të grupit A, q♪7 u zhvillua në Luanda deklasoi kombëtaren e Algjerisë, me rezultat 3:0. Siç dihet Algjeria do të jetë njëra nga pesë kombëtaret pjesëmarrëse në botërorin e sivjetmë nga kontinenti i Afrikës.

Ndeshja e dytë në grupin B ndërmjet Ganës dhe Togos nuk u zhvillua, pasi kombëtarja e Togos më herët braktisi kampionatin pas sulmit terrorist të grupeve rebele në autobusin që po barte ekspeditën e Kombëtares së Togos.
Organizatori edhe zyrtarisht përjashtoi Togon nga ky kampionat, ndonëse krerët e Federatës së këtij shteti kishin paraqitur kërkesën që do të kthehen në kampionat pasi të kalon zia treditëshe.
Të martën në program janë takimet në grupin C ku do të takohen Egjipti – Nigeria dhe Mozambiku – Benini.

Kupa e kombeve të Afrikës

Grupi A

Malavi – Algjeria 3:0 (2:0)
Rasel 17′, Kafoteka 35′, Banda 48′

Grupi B:

Bregu i Fildisht – Burkina Faso 0:0
Gana – Togo nuk u zhvillua

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *