Home / Sport / Bundesliga, Bajern shenon fitoren e 8-te rresht

Bundesliga, Bajern shenon fitoren e 8-te rresht

Ka regjistruar fitoren e tete radhazi Bajerni i Mynihut ne kete jave te Bundesliges, ku ka mundur 3-2 Verder Bremen.

Nje marshim i suksesshem per bavarezet qe filloi me fitoren ndaj Juventusit ne Champions League.

Edhe pse Verder Bremen kalon i pari ne avantazh ne minuten e 10-te, ndeshja eshte barazuar e permbysur shume shpejt.

Ne minuten e 25-te Myler barazoi ne 1-1 dhe 10 minuta me pas ka qene Olic ai qe shenoi edhe golin e dyte, duke kaluar ne avantazh skuadren e Van Gal qe dhuroi spektakel.

Ne pjesen e dyte loja ka filluar me e barazpeshuar dhe Almeida gjeti mundesine per te cuar serish ne barazpeshe ndeshjen ne minuten e 74-t.

Por i kane mjaftuar vetem 100 sekonda Bajernit per te kaluar serish ne epersi dhe kete here me holandezin Arjen Roben.

Kjo fitore e ngjit perkohsisht ne krye Bajernin, i cili mbetet ne pritje te ndeshjes mes Hofenhaimit dhe Leverkusenit.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *