Home / Sport / Bunjaku shënoi hettrik në elitën gjermane

Bunjaku shënoi hettrik në elitën gjermane

Albert Bunjaku shënoi golat në minutën e 30-të, 64’ e 69’ duke i dhënë skuadrës së tij fitoren 3:1 ndaj Hannoverit. Përveç 3 golave, Bunjaku u ndëshkua edheme karton të verdhë në minutën e 35-të.

Reprezentuesi i Zvicrës, Albert Bunjaku, bëri mrekullinë në elitën e futbollit gjerman. Ai shënoi tri gola për fitoren e skuadrës së Nyrnbergut me rezultat 3:1 si udhëtues kundër skuadrës së Hannoverit, në ndeshjen e javës së 20-të të Kampionatit të Gjermanisë në futboll. Shqiptari Bunjaku ia dhuroi fitoren e parë në pranverë pas një humbje e një barazimit skuadrës së Nyrnbergut. Albert Bunjaku që vlerësohet me notën dhjetë ka qenë i pandalshëm për mbrojtjen e skuadrës së Hannoverit. Çdo gjë kaloi në shenjë të kryetrimit shqiptar, Bunjaku, që nuk njihte rival para vetes, por gjithnjë me veprime të shpejta shpërthente në repartin e mbrojtjes së skuadrës vendase. Bunjaku bëri me dije se është në formën më të lartë të mundshme dhe një futbollist që po çmend adhuruesit e këtij sporti. Në minutën e 30-të Bunjaku shënoi për epërsinë 0:1 dhe pas pesë minutave ndëshkohet me karton të verdhë. Në vazhdim të lojës, Bunjaku shkëlqente me lojë së bashku me bashkëlojtarë, duke qenë edhe tmerri i adhuruesve vendas. Bunjaku shtoi epërsinë në 2:0 në minutën e 64-të të ndeshjes, duke sjellë gëzim të madh te skuadra e tij. Pas një minute, vendasit zbusin epërsinë në 1:2 me golin e Stajnerit.
Bunjaku me prejardhje nga Gjilani i Republikës së Kosovës, nuk lejoj skuadrën e Hannoverit që ta sfidoi fitoren, por ai shënoi golin e tij të tretë në këtë ndeshje pikërisht në minutën e 69-të dhe me të cilin rezultat edhe përfundoi ndeshja. Bunjaku është hero i kësaj ndeshje dhe mbase mund të shpallet edhe futbollisti më i mirë i javës së 20-të në Kampionatin e Gjermanisë. Kjo ka qenë mrekulli e Bunjakut që pak kush ka pritur se mund të shënoi po aq gola ndaj një Hannoverit mjaft të fortë. Në radhët e Hannoverit luajti Valdet Rama vetëm 66 minuta, kur është zëvendësuar nga Djakpa. Rama pa më sytë e vetë formën e lartë të futbollistit Bunjaku.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *