Home / Sport / Cana:Sunderland ks humbur besimin

Cana:Sunderland ks humbur besimin

Pas rezultateve zhgënjyese në Premierligë, Sunderland është eliminuar edhe nga FA Cup (Kupa e Anglisë). Lorik Cana është i brengosur me krizën nëpër të cilën po kalon ekipi i tij. 26 vjeçari thotë se “Maceve të Zeza” u ka humbur besimi. Ai kërkon që të dilet nga kjo situatë, qysh në përballjen me Everton në Premierligë, të mërkurën.

Lorik Cana ndihet i brengosur me formën aktuale të ekipit të tij, Sunderland. “Macet e Zeza” po kalojnë nëpër një krizë të thellë, e cila rezultoi me eliminimin nga FA Cup (Kupa e Anglisë), që ishte njëri nga objektivat e këtij klubi, për të dalë në Evropës sezonin e ardhshëm.

26 vjeçari thotë se Sunderland nuk është më ai i fillimit të sezonit, kur i kishte befasuar të gjithë për të mirë.

“Mendoj se problemi është tek besimi. Ne nuk po luajmë lirshëm si në fillim të sezonit. Por, kur nuk fiton lojë për një kohë të gjatë, 7-8 ndeshje, e humb edhe besimin dalë ngadalë. Ne duhet gjithsesi ta kujtojmë se kemi ekipi kualitet dhe me eksperiencë. Këta lojtarë duhet ta ndihmojnë ekipin në momente si këto”, ka thënë Cana për tabloidin anglez, Guardian.

Ai insiston se Sunderland është ekip më i mirë, në krahasim me rezultatet në dy ndeshjet e fundit. “Nëse i shikoni rezultatet, natyrisht se mund të merrni përshtypje tjetër, mbi të gjitha me Chelsean. Por, nuk mendoj se kemi luajtur shumë dobët. Kundër Portsmouth ishte një natë mjaft zhgënjyese, ngase FA Cup është një kompeticion i rëndësishëm dhe dëshironim të arrinim sukses aty. Ne bëmë disa gabime, dhe në fund ato na kushtuan”, shtoi ai.

Cana pohon se rikthimi i Bolo Zenden, Michael Turner, Kieran Richardson e Andy Reid, do ta ndihmojnë ekipin të këndellet.

Sunderland ka fituar një herë, në 13 ndeshjet e fundit. Megjithatë, futbollisti kosovar kërkon mobilizim nga të gjithë në klub, për të dalë sa më mirë nga ndeshja e ardhshme e Premierligës, të mërkurën kundër Everton.

“Është një lojë e madhe, shumë e madhe për ne ajo kundër Everton. Ky është një ekip i fortë. Ata e mposhtën Manchester Cityn në njërën prej ndeshjeve të fundit, kështu që kjo do të jetë një betejë e vështirë për ne”, shtoi përfaqësuesi shqiptar.

Pas një fillim sezoni të shkëlqyeshëm, duke përfshirë këtu edhe fitoren ndaj Liverpool dhe barazimin me Manchester United, Sunderland e ka marrë tatëpjetën. Ky ekip assesi nuk di ta gjejë fitoren në Premierligë, qe një kohë të gjatë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *