Home / Sport / Chelsea merr kryesimin, Cana me Sunderlandin pësuan humbje në Everton

Chelsea merr kryesimin, Cana me Sunderlandin pësuan humbje në Everton

Chelsea ka rimarre kreun e Premier League pas fitores se paster ne Stamford Bridge 3-0 ndaj Birmingham.

Skuadra e Chelseas ashtu siç pritej edhe shënoi fitore me rezultat 3:0 kundër skuadrës së Birminghamit. Chelsea tërë ndeshjen dominoi dhe pa vështirësi arkëtoi tri pikë të mëdha dhe njëherësh merr kryesimin në renditjen e tabelës me 51 pikë, duke e lënë pas vetes me një pikë më pak skuadrën kampione, Manchester Unitedin. Golat e fitores me rezultat 3:0 i shënuan Malouda (5′), Lampard 32′ dhe në minutën e 90-të.

Futbollistët e Aston Villës me Arsenalin luajtën baras me rezultat 0:0 në ndeshjen kryesore të javës së 23-të të premierligës angleze në futboll. Aston Villa dhe Arsenali dëshmuan lojë të mirë, por fatkeqësisht munguan golat. Arsenali renditet i treti me 49 pikë, kurse Aston Villa zë pozitën e shtatë me 37 pikë të tubuara.

Futbollisti shqiptar, Lorik Cana, me Sunderlandin hasën në rival shumë të fortë si udhëtues dhe pësuan humbje me rezultat 2:0 nga skuadra e Evertonit, në ndeshjen e vlefshme të javës së 23-të të premierligës angleze. Cahill në minutën e 7-të dhe Donovan në minutën e 19-të realizuan për fitoren e Evertonit. Skuadra e Sunderlandit me gjithë paraqitjen e mirë nuk shënuan të paktën golin e nderit. Lorik Cana luajti 90 minuta me mjaft sukses, por ishte vështirë të bëjnë diçka sa i përket rezultatit poztiv për faktin se kishin përballë rivalin shumë të disponuar për lojë. Skuadra e Evertonit kalon në vendin e nëntë me 29 pikë, ndërsa Sunderlandi radhitet i 13-ti me 23 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *