Home / Sport / Chelsea shkatërroi me gola Sunderlandin e Canës

Chelsea shkatërroi me gola Sunderlandin e Canës

Chelsea ka turpëruar Sunderlandin e Lorik Canës në takimin e djeshëm të zhvilluar në Stamford Bridge në një ndeshje që rezultoi me plot nëntë gola, 7-2. Manchester United do të vazhdojë të bëjë presion në liderin e tabelës së Ligës Premier, Chelsea, pasi ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Burnley-t në takimin e zhvilluar Old Trafford.

Futbollistët e Chelseas nuk kanë pasur aspak mëshirë ndaj skuadrës së Sunderlandit, duke e shkatërruar me rezultat 7:2, në javën e 22-të të premierligës në futboll. Si duket deklaratat e skuadrës së Sunderlandit gjatë javës se do të shënojnë rezultat pozitiv, e kanë bërë shumë nervoz Chelsean dhe kjo e fundit nuk i ka kursyer, por i ka shkatërruar me gola. Lorik Cana luajti 90 minuta në këtë humbje të lartë dhe të papritur më shifra të tilla. Qysh në pjesën e patë Chelsea iu bëri me dije se do të pësojnë fiasko të vërtetë. Anelka e nisi me rezultat 1:0 në minutën e 8-të, pastaj vazhdoi me gola Malauda në minutën e 18-të. Rezultatin 3:0 e ka ngritur futbollisti Cole (22’), Lampard (34’) shënoi për 4:0. Ballac realizoi për 5:0 në minutën e 52-të dhe epërsinë në 5:1 e ka zvogëluar Zenden në minutën e 56-të. Anelka sërish ka shënuar për shifrat 6:1 në minutën e 65-të si dhe Lampard (90’), ndërsa për mysafirët golin e dytë e ka shënuar futbollisti Bent (90’). Kjo ka qenë humbje më e rëndë e Sunderlandit dhe për vet futbollistin Canën. Kampioni në fuqi, Manchester Unitedi më lehtësi shënoi fitore me rezultat 3:0 kundër Burnleyt. Manchester Unitedi fitoren e sigurojë në pjesën e dytë më golat e shënuar nga futbollistët Berbatov (64), Rooney (69’) e Diouf (90’). Tottenham befasoi për të keq adhuruesit, duke luajtur baras (0:0) me skuadrën e Hullit. Liverpooli megjithëse udhëhoqën me shifrat 0:1 nuk e ruajtën këtë epërsi deri në fund në ballafaqim me Stoken. Golin e epërsisë e ka shënuar futbollisti Kyrgiakos pikërisht në minutën e 57-të kundër Stokes. Mirëpo, mikpritësit morën frerët e lojës në duart e veta, me disa veprime të rrjedhshme e barazuan rezultatin 1:1 në minutën e 90-të nëpërmjet futbollisti Huth. Liverpooli po kalon njëra nga kriza më të mëdha viteve të fundit dhe ky barazim e ka lënë edhe më larg ambicieve për titullin e kampionit. Liverpooli radhitet i shtati me 34 pikë, ndërsa Stoke zë vendin e dhjetë me 25 pikë. Cheklsea

Rezultatet

Wolves – Wigan 0:2
Tottenham – Hull 0:0
Stoke – Liverpool 1:1
Manchester U.- Burnley 3:0
Chelsea – Sunderland 7:2

Tabela

1. Chelsea 21 15 3 3 52:18 48
2. Manchester United 22 15 2 5 49:19 47
3. Arsenal 20 13 3 4 53:23 42
4. Manchester City 20 10 8 2 42:28 38
5. Tottenham 21 11 5 5 42:22 38
6. Aston Villa 20 10 5 5 29:18 35
7. Liverpool 21 10 4 7 38:26 34
8. Birmingham 21 9 6 6 21:19 33
9. Fulham 20 7 6 7 26:22 27
10. Stoke 21 6 7 8 19:26 25
11. Everton 20 5 8 7 28:34 23
12. Sunderland 21 6 5 10 30:38 23
13. Wigan 20 6 4 10 23:44 22
14. Blackburn 21 5 6 10 21:39 21
15. Burnley 21 5 5 11 22:43 20
16. Wolves 21 5 4 12 17:38 19
17. Hull 21 4 7 10 20:42 19
18. Bolton 18 4 6 8 26:36 18
19. West Ham 20 4 6 10 28:37 18
20. Portsmouth 20 4 2 14 18:32 14

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *