Home / Lajme / Botë / CIA mohon përzierje në vrasjen e shkencëtarit iranian

CIA mohon përzierje në vrasjen e shkencëtarit iranian

Uashington, 13 janar (MIA) –
Autoritetet iraniane për vdekjen e tij e akuzuan Izraelin dhe SHBA-në derisa MPJ-ja e Iranit kumtoi se “në atë sulm terrorist janë të dukshme shenjat e përzierjes së regjimit cionist, Amerika dhe agjentët e tyre të paguar.

Agjencia Qendrore Zbuluese Amerikane (CIA) nuk ka pasur kurrfarrë roli në vrasjen e profesorit për fizikë bërthamore në Universitetin e Teheranit, Masud Ali Mohamadi, kumtoi një përfaqësues zyrtar i CIA-s.

Mohamedi ishte vrarë dje në një sulm me bombë në afërsi të shtëpisë së tij në pjesën veriore të Teheranit, me bombë të vendosur në motor.

Autoritetet iraniane për vdekjen e tij e akuzuan Izraelin dhe SHBA-në derisa MPJ-ja e Iranit kumtoi se “në atë sulm terrorist janë të dukshme shenjat e përzierjes së regjimit cionist, Amerika dhe agjentët e tyre të paguar.

“Çfarëdo qoftë shenje se CIA ka luajtur rol në këtë rast tërësisht është e gabuar”, deklaroi përfaqësuesi zyrtar anonim i Agjencisë

Lajme tjera nga Bota

Mes personave të vrarë në Haiti ka edhe pjesëtarë të forcave paqëruajtëse

Tetë kinezë pjesëtarë të forcave paqëruajtëse janë nën rënoja, kurse dhjetë të tjerë supozohen të zhdukuar në tërmetin e fuqishëm prej shtatë ballësh sipas Rihterit që e goditi Haitin.

Në misionin paqësor të Kombeve të Bashkuara në Haiti janë sistemuar 125 kinezë.

Tre paqëruajtës nga Jordania kanë humbur jetën, kurse 21 janë lënduar prej të cilëve njëri e ka jetën në rrezik.

Mes të lënduarve në tërmet ka edhe anëtarë të Mjekëve pa kufinj.

Tërmeti plotësisht e ka shkatërruar qytetin Port-o-Prens kurse numri i viktimave vlerësohet në disa mijë persona.

Vritet lideri i degës jemenase të Al Kaedës

Lideri i degës jemenase të rrjetit terrorist të Al Kaedës, Abdullah al-Mehdarhad ka humbur jetën në përplasjet me forcat e sigurisë në Jemen.

Forcat e sigurisë dje e kanë rrethuar shtëpinë e tij në provincën Shabva pas së cilës ka ardhur dri tek këmbimi i zjarrit në të cilin ka humbur jetën Al-Mehdrahad.

Në disa povinca forcat e sigurisë së Jemenit, në shtetin më të varfër arab, po luftojnë kundër terroristëve të Al Kaedës.

Anketa e Galupit: Bota me vizion më optimist në vitin 2010

Pothuajse gjysma e njerëzve në botë (45 për qind) konsiderojnë se viti 2010 do të jetë më i mirë se viti i kaluar, thuhet në rezultatet e anketës së Galupit.

Vitin e kaluar optimistët në botë kanë qenë 27 për qind. Njëzet e nëntë për qind vlerësojnë se në vitin 2010 jeta do të jetë e njëjtë (31 për qind vitin e kaluar), 20 për qind vlerësojnë se situata do t’u përkeqësohet (35 për qind vitin e kaluar). Tendanca në fillim të këtij viti është se në të gjitha pjesët e botës ka njerëz më optimistë në krahasim me fillimin e vitit 2009.

Listën e pesimistëve e kryeson Kroacia me 57 për qind, BeH 47 për qind, Serbia dhe Shqipëria me 44 për qind, Rumania 43 për qind, Islanda 42 për qind, Çekia 38 për qind, Bullgaria 35 për qind, Italia 34 dhe Mbretëria e Bahreinit 32 për qind vota pesimiste.

Veçanërisht pritje optimiste kanë njerëzit në Amerikën Latine dhe në Lindjen e Afërt. Në vendin e parë në mesin e optimistëve është Zelanda e Re 73 për qind, Brazili 71 për qind, Australia me 66 për qind, Rusia 66 për qind, Kina 64 për qind dhe Kanadaja me 53 për qind. Në mesin e dhjetë shteteve me disponim më optimist janë Afganistani 52 për qind dhe Iraku 50 për qind pas së cilave pasojnë SHBA-ja 50 për qind dhe Kolumbia 49 për qind.

Njëzet e nëntë për qind e të anketuarve konsiderojnë se situata ekonomike në vitin 2010 do të përmirësohet, përkundër 13 për qind në fillim të vitit të kaluar.

Gjithashtu, 29 për qind konsiderojnë se situata ekonomike nuk do të zgjidhet së shpejti. Më qartë shohin në perspektivën ekonomike në Amerikën Latine. Vetëm 11 për qind e banorëve në shtetet evropiane perëndimore konsiderojnë se sivjet do të përmirësohet situata ekonomike, ndërsa 42 për qind konsiderojnë se paraprin edhe një vit i jostabilizimit ekonomik.

Pesëdhjetë e një për qind e njerëzve në botë konsiderojnë se sivjet papunësia në botë do të rritet. Para një viti kjo shifër ishte 66 për qind.

Është rritur numri i personave të cilët konsiderojnë se papunësia do të zvogëlohet – prej 14 në 25 për qind. Me orientim optimist në këtë bazë janë në Evropën Lindore dhe Qendrore ku 35 për qind janë me qëndrim se papunësia do të zvogëlohet dhe 41 për qind do të zmadhohet. Në Amerikën Veriore këto numra janë 34 gjegjësisht 50 për qind.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *