Home / Sport / Dëbora shtyn ndeshjen Parma-Inter

Dëbora shtyn ndeshjen Parma-Inter

Reshjet e dendura të dëborës që kanë rënë gjatë natës në qytetin emilian kanë bërë që takimi i javës së 22-të në Serinë A të shtyhet për më 10 shkurt.

Parma dhe Interi, që duhet të zbrisnin në fushë sot në orën 15:00, duhet të përballen më datë 10 shkurt në orën 20:45. Kjo ka bërë që edhe gjysmëfinalja e Kupës së Italisë Fiorentina-Inter të shtyhet më 14 prill. Në fakt, me terrenin e lojës nuk ka pasur asnjë problem, sepse ai u mbulua gjatë natës. Problemi ka qenë me shkallët e “Tardinit”, që ishin plotësisht të mbuluara nga dëbora.

Zyrtarët e qytetit emilian u shprehën se nuk mund të plotësohen kushtet e sigurisë për publikun dhe gjithashtu nuk ka kohë të mjaftueshme për të siguruar plotësisht stadiumin “Tardini”.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *