Home / Sport / Del Boske përzgjedhësi më i mirë sipas IFFHS-së

Del Boske përzgjedhësi më i mirë sipas IFFHS-së

Përzgjedhësi i kombëtares së Spanjës, Visente Del Boske është shpallur më i miri për vitin 2009 në anketën e Institutit Ndërkombëtar për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS) në Këln.

Anëtarët e jurisë nga 85 vende në mbarë botën nuk e kishin të lehtë të zgjedhin përzgjedhësin më të mirë, por në fund Del Boske doli fitues me 185 pikë, duke lënë pas vetës përzgjedhësin e Anglisë, Fabio Kapelo, me 34 pikë më pak dhe përzgjedhësin e Brazilit, Karlos Dunga, me 36 pikë më pak.

Renditja e përzgjedhësve të vitit 2009
1. Visente del Boske (Spanjë) 185
2. Fabio Kapelo (Angli) 151
3. Karlos Dunga (Brazil) 149
4. Marselo Alberto Bielsa (Kili) 82
5. Robert Bradli (SHBA) 32
6. Bert van Marvik (Holandë) 28
7. Otmar Hicfeld (Zvicër) 23
8. Oto Rehagel (Greqi) 18
9. Radomir Antiq (Serbi) 17
10.Gus Hidink (Rusia) 17

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *