Home / Sport / Dëmtohet Esien, rrezikon sezonin

Dëmtohet Esien, rrezikon sezonin

Klubi londinez pret me shqetësim informacione të mëtejshme mbi mesfushorin që u dëmtua dje me kombëtaren e Ganës në Kupën e Afrikës.

Sipas faqes në internet të tabloidit “Times”, shqetësimi ka të bëjë me faktin se dëmtimi në gju mund të ketë prekur ligamentet dhe në rast se kjo ka ndodhur, atëherë sezoni për mesfushorin afrikan mund të konsiderohet i përfunduar.

Trajneri Karlo Ançeloti po pret me ankth rikthimin e lojtarit, edhe pse për të pasur një vlerësim të saktë të shkallës së dëmtimit, duhet pritur deri ditën e premte. Megjithatë, dëmtimi i Esienit, një nga pikat më të rëndësishme të ekipit anglez, është një goditje e rëndë për Çelsin në prag të sfidave me Interin në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *