Home / Lajme / Maqedoni / Deputetët e LSDM-së e braktisën mbledhjen e 90-të të Kuvendit

Deputetët e LSDM-së e braktisën mbledhjen e 90-të të Kuvendit

Shkup, 21 janar
Pas votimit të rendit të ditës, kryetari Veljanovski e ndërpreu mbledhjen dhe thirri koordinim të grupeve të deputetëve, ku thirri të marrë pjesë edhe kryetari i Komisionit për çështje afariste dhe mandatare të imunitetit, Aleksandar Nikollovski. Ky Komision është kompetent për përgatitjen e ndryshimeve të Rregullores për punë të Kuvendit, në pajtim me rekomandimet e Komisionit venecian dhe propozimet e grupeve të deputetëve.

Grupi i deputetëve të LSDM-së sot e braktisën punën e mbledhjes së 90-të të Kuvendit, pasi që shumica qeveritare nuk votoi që në rend dite të vihen informatat për përmendoret që duhet të vendosen në sheshin e Shkupit dhe për gjendjen, prodhimin, blerjen dhe plasmanin e mollëve nga rendimenti i vitit 2009. Plotësisht opozita e akuzoi kryetarin e Kuvendit se e ka shkelur Rregulloren e Parlamentit.

Pas votimit të rendit të ditës, kryetari Veljanovski e ndërpreu mbledhjen dhe thirri koordinim të grupeve të deputetëve, ku thirri të marrë pjesë edhe kryetari i Komisionit për çështje afariste dhe mandatare të imunitetit, Aleksandar Nikollovski. Ky Komision është kompetent për përgatitjen e ndryshimeve të Rregullores për punë të Kuvendit, në pajtim me rekomandimet e Komisionit venecian dhe propozimet e grupeve të deputetëve.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *