Home / Sport / Derbi i Milanos, “ndizen” kapitenët Zaneti e Ambrozini

Derbi i Milanos, “ndizen” kapitenët Zaneti e Ambrozini

Dy ditë para super derbit Inter-Milan, flasin kapitenët e të dy ekipeve.

Kapiteni i kampionëve, Havier Zaneti shprehet i sigurte: “Të dielën fiton Interi!” I pyetur nga gazetarët se cilin trofe do të dëshironte të fitonte, Zaneti shprehet: “Do të provojmë të fitojmë edhe kampionatin edhe Serinë A”.

Në kampin tjetër Masimo Ambrozini tregohet më i përmbajtur. “Unë s’mund të ‘firmos’ që Milani fiton kampionatin dhe Interi fiton Championsin. Por që Interi merr kampionatin dhe Milani shpallet kampion i Evropës, këtë e ‘firmos’ menjëherë”, deklaron kapiteni i Milanit.

Lidhur me ndeshjen e së dielës, Ambrozini shprehet: “Interi është shumë i fortë, por edhe ne po kalojmë një periudhë të shkëlqyer. Nuk shoh ndonjë favorit”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *