Home / Sport / Derbi i Milanos shtyn Superligen Shqiptare

Derbi i Milanos shtyn Superligen Shqiptare

Derbi i Madonines eshte nje eveniment ne futbolli, pasi eshte nje nder derbit me te ndjekur jo vetem te kampionatit italian por edhe te te gjithe Europes.

Kjo ndeshje ka ndikuar jo pak edhe ne Superligen Shqiptare. Kete fundjave ka rifilluar Superliga pas pushimeve dimerore dhe java e 18-te e kampionatit ka nje rendesi te vecante ku derbi kryeqytetas mes Tiranes dhe Dinamos do te vendose me shume se tre pike.

Dinamo kryesuese ka nje avantazh prej 12 pikesh me vendin e dyte qe eshte Besa, nderkohe Tirana ndodhet ne vendin e trete 13 pike larg. Me gjithe kete rendesi te vecante, te dy klubet i kane kerkuar ne fillimin e javes se shkuar Federates Shqiptare te Futbollit qe te shtyjne derbin e Tiranes per diten e hene, nje nga arsyet e kesaj shtyrjeje, pervec demtimit te fushes nga ndeshja e Realit dhe lodhjes se lojtareve te Tiranes qe u aktivizuan me Gramozin, eshte edhe zhvillimi i derbit te Milanos, qe do te luhet diten e diel ne oren 20:45 mes Interit dhe Milanit, nje perballje e nje interesi te vecante.

Shtyrja e derbit te kryeqytetit te Shqiperise nuk ka kaluar pa u vene re edhe nga mediat italiane, ku agjensia e lajmeve ANSA, permend pikerisht kete fakt, qe organizatoret e ndeshjes Tirana-Dinamo, i jane trembur mungeses se tifozerise ne stadium nese kjo perballje do te luhej ne te njejten dite me derbin e Madonines.

Nderkohe ka dhe nje ndryshim orari ne derbin e Tiranes, i cili ishte parashikuar te zhvillohej ne oren 18:00 diten e hene me ndricim, por problemi qe pati impianti i ‘Qemal Stafes’ ka detyruar keto skuadra qe ta zhvillojne ndeshjen me ndricim natyral, ne oren 14:00.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *