Home / Sport / “Derbi special, por llogaritë bëhen në fund”

“Derbi special, por llogaritë bëhen në fund”

Sipas trajnerit zikaltër, Hoze Mourinjo, derbi me Milanin është një ndeshje e veçantë, por që nuk do të jetë vendimtare për skuadrën që do të fitojë titullin në Serinë A.

“Ka akoma shumë ndeshje për të luajtur. Një fitore nga ana jonë sot nuk do të jetë e mjaftueshme (gjatë gjithë konferencës së djeshme portugezi foli duke marrë të mirëqenë një fitore të Milanit ndaj Fiorentinës). Gjithashtu as Roma dhe as Juventusi nuk janë jashtë luftës për titull. Në çdo moment si ne ashtu edhe Milani mund të kalojmë atë moment të keq që e kanë kaluar fillimisht verdhekuqtë dhe tani bardhezinjtë”, nënvizoi “I veçanti” në konferencën për shtyp ditën e djeshme.

Për numrin një të pankinës renditja e skuadrave para derbit nuk ka aspak rëndësi, sepse sipas tij derbi është përherë një ndeshje e veçantë. “Edhe nëse distanca do të ishte 20 pikë, përsëri do të ishte derbi dhe rezultati përfundimtar do të kishte një pikëpyetje të madhe”, shtoi 46-vjeçari nga Setubali.

Milani luan më mirë se Interi? “Sipas meje më mirë luan ai që shënon më shumë, fiton më shumë ndeshje dhe ka më shumë pikë në renditje. E ne shënojmë më shumë, kemi fituar më shumë ndeshje dhe kemi më shumë pikë”.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *