Home / Sport / Dhuna në stadium, Disiplina ndëshkon Tiranën – As Flamurtari nuk i shpëton ndëshkimeve

Dhuna në stadium, Disiplina ndëshkon Tiranën – As Flamurtari nuk i shpëton ndëshkimeve

Tiranë – Komisioni i Disiplinës në Federatë, duke u mbështetur në Kodin e Drejtësisë Sportive ka ndëshkuar klubin e Tiranës me 4 ndeshje pa tifozë dhe 300 mijë leke gjobë. Komisioni i Disiplinës në Federatë ka ndëshkuar gjithashtu dhe klubin vlonjat Flamurtari.

Këto ndëshkime erdhën si pasojë e dhunës në derbi dhe mos marrjes së masave organizative, gjë që u pa nga hyrja e tifozëve në fushën e lojës.

Ndërkohë trajneri i Tiranës Alban Tafaj për goditje me grusht të futbollistit Elis Bakaj është pezulluar për një vit.
Devi Muka është pezulluar gjithashtu për 8 ndeshje dhe është gjobitur me 100 mijë lekë gjobë. Dënimit nuk i ka shpëtuar as mesfushori i Dinamos Bekim Kuli, i cili është pezulluar për 2 ndeshje dhe gjobitur me 30 mijë lekë për shkak të reagimit të dhunshëm ndaj Devi Mukës.

Një tjetër masë e Komisionit të Disiplinës ishte dënimi me 50 mijë lekë gjobë e presidentit të Tiranës Refik Halili për deklarata fyese të bëra ndaj institucionit të Federatës. Menjëherë pas vendimeve të Federatës ka ardhur edhe reagimi i klubit Tirana. Bëhet e ditur se të do të mblidhet urgjentisht Asambleja e Jashtëzakonshme, e cila do të dalë me një qëndrim për situatën.

Komisioni i Disiplinës në Federatë ka ndëshkuar gjithashtu dhe klubin vlonjat të luajë dy ndeshje pa tifozë dhe me 100 mijë lekë gjobë.
Ndërsa shefi i klubit Geri Cipi për futje në fushë dhe presion ndaj arbitrave është pezulluar për 6 muaj dhe është gjobitur me 50 mijë lekë.

Shqyrtimi i kërkesës së Besës për 3pikë në tavolinë ose për riluajtje të ndeshjes është shtyrë për një ditë tjetër.

Gjithashtu lexo

Osmani: Bëmë gabime në mbrojtje, do të ndryshojmë në lojën e ardhshme

Trajneri i Shkëndijës së Tetovës, Qatip Osmani nuk e ka përjetuar mirë humbjen nga Milani. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *