Home / Sport / Diego: Me Milanin, si finale

Diego: Me Milanin, si finale

Sipas fantazistit brazilian të Juventusit, Diego, sfida e të dielës përballë Milanit është një rast i mirë për të rimarrë vendin e dytë dhe për të rihapur shanset për titull.

Në faqen personale në internet, 24-vjeçari u shpreh i kënaqur nga fitorja në mesjavë përballë Parmës në transfertë, por paralajmëroi ekipin e tij për rëndësinë e takimit të së dielës ndaj Milanit.

“Kjo ndeshje është si një finale për ne. Nëse fitojmë, rimarrim vendin e dytë”, theksoi mesfushori i “Zonjës”. Interi gjendet nëntë pikë larg Juventusit në renditje, por Diego ka besim se ekipi i tij mund të rivalizojë për titull. “Mund të renditemi në krye, por na duhet përqëndrim dhe mentalitet fitues”, shtoi braziliani.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *