Home / Lajme / Maqedoni / Dr demanton koalicion me BDI

Dr demanton koalicion me BDI

6 janar-
Duam që opinioni publik të informohet drejt prandaj edhe njëherë u bëjmë me dije të gjithve se Demokracia e Re ka kapacitetin dhe potencialin e saj që të dalë në zgjedhjet parlamentare e vetme dhe të dalë si fituese pasi që këtë për çdo ditë janë duke e kërkuar qytetarët të cilët janë të dëshpëruar nga politikanët e të kaluarës dhe politikanët aktual që përfaqsojnë shqiptarët në Qeveri, thuhet në demantin e lëshuar nga pres qendra e Demokracisë së re

Demokracia e Re mënjëherë ka demantuar këtë informacion të publikuar në gazetën Lajm.Për hir të informimit të drejtë dhe të saktë të opinionit publik, Demokracia e Re, as që ka bërë negociata për koalicione dhe as që është duke bërë.

Ne kemi vizion dhe ide të qarta politike, këtë e dëshmuam në zgjedhjet presidenciale ku lideri i DR-se z. Imer Selmani arriti që të grumbullojë rreth 150 mijë vota.

Duam që opinioni publik të informohet drejt prandaj edhe njëherë u bëjmë me dije të gjithve se Demokracia e Re ka kapacitetin dhe potencialin e saj që të dalë në zgjedhjet parlamentare e vetme dhe të dalë si fituese pasi që këtë për çdo ditë janë duke e kërkuar qytetarët të cilët janë të dëshpëruar nga politikanët e të kaluarës dhe politikanët aktual që përfaqsojnë shqiptarët në Qeveri, thuhet në demantin e lëshuar nga pres qendra e Demokracisë së re.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *