Home / Lajme / Rajon / Drini e Mirusha dalin nga shtrati

Drini e Mirusha dalin nga shtrati

Klinë, 7 janar-

“ Të gjitha gjërat që kanë qenë jashtë, i ka marrë uji”, thotë pronari i restaurantit “Ujëvara”, Ismet Berisha, sipas të cilit dëmet materiale janë të mëdha. Por ai druan se uji do të hyjë brenda në lokal dhe në ketë rast dëmet do të ishin shumëfish më të mëdha.

Niveli i rritur i ujit të lumit Mirusha ka përmbytur dy restorantet buzë shtratit të tij, në derdhje në Dri, “Ujërat e Mirushës” dhe Villa Park “Mirusha”, te vendi i quajtur Guri i Zi, në aksin rrugor Klinë-Gjakovë.

Derisa në ketë të parin uji akoma nuk ka depërtuar brenda, në të dytin uji ka arritur afër derës dhe ka bllokuar hyrjen në të.

Pronarët e këtyre dy restoranteve thonë se nuk mbajnë mend që niveli i ujit të jetë rritur kaq shumë dhe se ekziston rreziku që uji të depërtojë dhe brenda në objekt.

“ Të gjitha gjërat që kanë qenë jashtë, i ka marrë uji”, thotë pronari i restaurantit “Ujëvara”, Ismet Berisha, sipas të cilit dëmet materiale janë të mëdha. Por ai druan se uji do të hyjë brenda në lokal dhe në ketë rast dëmet do të ishin shumëfish më të mëdha.

Edhe restorantet tjera të ky vend, janë në rrezik të vërshohen nga uji i lumit, që është rritur së tepërmi. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *