Home / Lajme / Maqedoni / Dy cimerët e burgut të dyshuar për vjedhjen e 450 mijë eurove

Dy cimerët e burgut të dyshuar për vjedhjen e 450 mijë eurove

11 janar-

Në garazhin e shtëpisë së Trajkovskit në Prilep policia ka gjetur një pjesë të parave, ndërsa më pas është gjetur edhe vetura Reno Kampus, me të cilën ishte kryer grabitja dhe ishin transportuar paratë. Siç bëhet e ditur nga policia, grabitësit kishin ngjyrosur menjëherë veturën me ngjyrë të kuqe, për t`i ikur gjurmëve.

Dy ish-cimerët e burgut, Zharko Nikollovski ,40 vjeç nga Shkupi dhe Marjan Trajkovski, 49 vjeç nga Prilepi janë dy të dyshuarit kryesor për kryerjen e vjedhjes së 450 mijë eurove nga vetura e “Stopanska Bankës”, që po transportonte paratë ditën e premte në aksin rrugor Prilep- Manastir. Ministria e Punëve të Brendshme ka arritur që të zbulojë edhe lokacionin ku ishin fshehur paratë.

Në garazhin e shtëpisë së Trajkovskit në Prilep policia ka gjetur një pjesë të parave, ndërsa më pas është gjetur edhe vetura Reno Kampus, me të cilën ishte kryer grabitja dhe ishin transportuar paratë. Siç bëhet e ditur nga policia, grabitësit kishin ngjyrosur menjëherë veturën me ngjyrë të kuqe, për t`i ikur gjurmëve.

Ekipet policore kanë gjetur vetëm 70 mijë denarë nga paratë e vjedhura, por më pas policia ka gjetur shumë fletëpagesa, të cilat konfirmojnë se Nikollovski me paratë e vjedhura kishte shlyer kreditë dhe borxhet ndaj disa bankave. Përveç këtyre dy të arrestuarve, policia ka marrë në pyetje edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen se kanë ndihmuar në kryerjen e kësaj vjedhje.

Grabitja e së premtes ka ndodhur në mesditë, kur grabitësit me veturën e tyre i kishin prerë dhe bllokuar rrugën veturës së bankës, me ç`rast kanë arritur që të nënshtrojnë me armë dy shoqëruesit e parave të bankës dhe më pas me paratë të ikin në drejtim të panjohur. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *