Home / Lajme / Maqedoni / Dy viktima të reja nga gripi i derrave

Dy viktima të reja nga gripi i derrave

4 janar-
Viktima e dytë është një grua e lindur në vitit 1968, e cila në spital është pranuar më 30 dhjetor. Përkundër të gjitha përpjekjeve të mjekëve për t’i ndihmuar, ajo ka ndërruar jetë të dielën mbrëma. Pacientja më herët ka vuajtur nga sëmundja e sheqerit dhe nga presioni i lartë iu gjakut.

Vdiqën edhe dy persona nga gripi i derrave në Klinikën për sëmundjet infektive në Shkup.
Viktimat janë të moshës 45 dhe 42 vjeç dhe kanë vdekur nga ndezja e mushkërive, duke e çuar numrin e të vdekurve nga gripi A (H1N1) në 23 sosh.

Viktima e parë është shtruar për kurim më 29 dhjetor në gjendje të rëndë shëndetësore me temperaturë të lartë, ethe dhe kollitje. Menjëherë ishte vënë në aparat për frymëmarrje, por dje papritmas i është përkeqësuar gjendja.

Viktima e dytë është një grua e lindur në vitit 1968, e cila në spital është pranuar më 30 dhjetor. Përkundër të gjitha përpjekjeve të mjekëve për t’i ndihmuar, ajo ka ndërruar jetë të dielën mbrëma. Pacientja më herët ka vuajtur nga sëmundja e sheqerit dhe nga presioni i lartë iu gjakut.

Në 24 orët e fundit në spitalet e vendit janë shtruar 10 pacientë të ri me simptome të gripit të derrave, prej të cilëve pesë janë fëmijë. Deri tani në spitalet e Shkupit shërohen 138 pacientë nga gripi i ri, prej të cilëve pesë janë në gjendje të rëndë shëndetësore dhe marrin frymë me ndihmën e aparateve.

Pjesa më e madhe e pacientëve janë fëmijë të shtruar në Klinikën për sëmundjet e fëmijëve dhe në Institutin e sëmundjeve të mushkërive, ndërsa në Klinikën për sëmundjet infektive shërohen 60 pacientë të tjerë. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *