Home / Sport / Edhe 11 pikë, për shpëtim

Edhe 11 pikë, për shpëtim

Parma nuk ka arritur më shumë se një barazim në shtëpi, në përballjen e së dielës në shtëpi kundër Udineses. Kjo pikë e ka quar klubin parmalat në kuotën e 29 pikëve, të cilat megjithatë nuk sigurojnë mbijetesën në Serie A edhe për një vit.

Për këtë, mesfushori shqiptar nga Bogovina e Tetovës, Blerim Xhemajli, thotë se ekipit të tij i nevojiten edhe ca pikë, për ta vazhduar më pas një sezon më të qetë. “Aktualisht kemi 29 pikë dhe mungojnë 11 për të shpëtuar. Kjo është gjëja më e rëndësishme tash për tash”, deklaroi futbollisti i Parmës.

23 vjeçari e ka analizuar lojën me Udinesen, e cila përfundoi pa gola, edhe pse pikërisht përfaqësuesi zviceran e nxori një penallti, të cilën nuk ia doli ta shndërronte në gol sulmuesi Amoruso.

“E kemi dhënë gjithë çka patëm. Nuk i lejuam kundërshtarit hapësira. Ishim mjaft të lodhur në 15 minutat e fundit, kështu që ishte e vështirë të kalonim në avantazh. Ne megjithatë luftuam, kjo është një gjë pozitive. Nuk kemi luajtur vetëm me këmbë, në luajtëm më shumë me zemër”, vazhdoi ish futbollisti i Boltonit, i cili është huazuar gjatë verës që shkoi nga Torino tek Parma.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *