Home / Lajme / Maqedoni / Edhe Kalishti me ambulancë

Edhe Kalishti me ambulancë

3 Janar-
“Eshtë një hap i rëndësishëm dhe mjaft domethënës për banorët e këtij fshati dhe banorët e fshatrave për`rreth, sidomos kur kemi parasysh vështirësit që kanë hasur ata gjatë ofrimit ose kërkesës së shërbimeve shëndetësore”, tha Bujar Osmani, minstër i shëndetësisë

Në kuadër të projektit për zonat malore të Ministrisë së Shëndetësisë, u inaugurua ambulancana e re në fshatin Kalishtë të Komunës së Vrapcishtit.

“Eshtë një hap i rëndësishëm dhe mjaft domethënës për banorët e këtij fshati dhe banorët e fshatrave për`rreth, sidomos kur kemi parasysh vështirësit që kanë hasur ata gjatë ofrimit ose kërkesës së shërbimeve shëndetësore”, tha Bujar Osmani, minstër i shëndetësisë.

Deri më sot banorët e Kalishtës për shërbimet mjekësore kanë shkuar në fshatin Negotinë, që gjendet dhjetë kilometra larg.

“Jemi një fshat malor dhe me vite me vite e kemi pritur kjo ditë e sodit. Për shkak se kemi shumë në kurbet na mbesin pleqët që smunden dhe skemi nevojë më të mundohemi deri në Negotinë apo Gostivar këtu e kemi afër”.

“Fshati Kalisht numëron 890 deri në 900 banorë apo 150 shtëpi që ka dhe sot është kënaqësi që kemi në fshatin tonë njerëz për hapjen dhe solemnitetin që kemi në fshat.
Kjo është ambulanca e tretë që inaugurohet pas asaj të fshatit Merovë të Zhelinës dhe Kopanicës së Sarajit, ndërsa në projektin e ministrisë janë edhe 14 të tjera që pritet të hapen në zonat malore

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *