Home / Lajme / Maqedoni / Edhe në Tetovë ska pasaporta në dy gjuhë

Edhe në Tetovë ska pasaporta në dy gjuhë

13 janar-
Më meret e drejta ime që më garantohet edhe me kushtetutë edhe me ligj, që pasaportën time ta kem në gjuhën time.Kjo nuk është e drejtë.Do të pres sa do që të jetë nevoja që pasaportën ta marrë në gjuhën time amtare”, thotë B.N, një qytetarëqë preside rend për të marrë pasaportë.

Urim Hasipi
Tetovë, Mospasja e pasaportave të mjaftueshëm në gjuhën shqipe në Ministrinë e Punëve të Brendëshme, është prezente edhe në Tetovë.

Numri I kërkuesve për marrjen e pasaportave biometrik ditëve të fundit ka qenë nga 400 deri në 500.Radhët para sporteleve në Sektorin për Punë të Brendëshme në Tetovë, janë të mëdha, por vetëm gjatë orëve të para ditës.

Ata nuk dëshirojnë të prononcohen publikisht por në bisedë e sipër shprehin revoltën për shkak të numrit të kufizuar të pasaportave në gjuhën e tyre amtare.”Më meret e drejta ime që më garantohet edhe me kushtetutë edhe me ligj, që pasaportën time ta kem në gjuhën time.

Kjo nuk është e drejtë.Do të pres sa do që të jetë nevoja që pasaportën ta marrë në gjuhën time amtare”, thotë B.N, një qytetarëqë preside rend për të marrë pasaportë.

Po në këtë sektor konfirmojnë se numri I pasaportave të kategorisë B, është I kifizuar por pritet që të njejtit të arrijnë shpejt.

”Qytetarëve u tregohet para se nuk ka pasaporta të mjaftueshëm dhe në pajtim me të njejtit nëse u nevojitet për udhëtim urgjent atëherë u jepen pasaporta të kategorisë A, por vetëm në pajtim me parashtruesin e kërkesës ndërsa tjerëve u sugjerohet që tëp resin.

MPB-ja në tërësi e respekton të drejtën e qytetarëve që të posedojnë pasaporta të kategorisë B dhe në këtë drejtim bën gjithçka që është e mundur që të sigurohen të tillë deri në fund të këtij muaji” deklaroi zëdhënësi I Policisë së Tetovës Marjan Josifovski.

Ndryshe për dallim nga ditët tjera kun ë SPB-në e Tetovës parashtroheshin nga 400 deri në 500 aplikime për pasaporta biometrik gjatë ditës së martë dhe të mërkurë ky intensitet ka shënuar rënie dhe sipas të dhënave zyrtare shifrat janë prej 200 në ditë, prej të cilëve 100 në procedurë të përshpejtuar dhe tjerat në procedurë normale.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *