Home / Lajme / Maqedoni / Ekipe të Maqedonisë marrin pjesë në aksionet për ndihmë të popullatës në përmbytjet në Shqipëri

Ekipe të Maqedonisë marrin pjesë në aksionet për ndihmë të popullatës në përmbytjet në Shqipëri

11 janar-
Si përfaqësues i Qeverisë së Maqedonisë sot në Shqipëri do të mbërrijë edhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Shaban Saliu, i cili në bashkërendim me Drejtorinë shqiptare për planifikim dhe koordinim të gjendjeve të jashtëzakonshme civile do ta konktraktojë ndihmën e mëtutjeshme nga ana e Maqedonisë.

Urim Hasipi
Ekipe speciale të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim prej mbrëmë në mënyrë aktve janë inkuadruar në aksionet për shpëtim dhe evakuim të popullatës në zonat në Shqipëri të rrezikuar nga përmbytjet katastrofike.

Gjatë ditës së sotme zbatohen aksione për evakuim dhe furnizim të popullatës në rajonin e Shkodrës, ku janë të rrezikuar rreth 15 mijë persona. Popullata evakuohet me gomone dhe vendoset nëpër tenda në vende të sigurta.
Urim hasipi
Si përfaqësues i Qeverisë së Maqedonisë sot në Shqipëri do të mbërrijë edhe drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Shaban Saliu, i cili në bashkërendim me Drejtorinë shqiptare për planifikim dhe koordinim të gjendjeve të jashtëzakonshme civile do ta konktraktojë ndihmën e mëtutjeshme nga ana e Maqedonisë.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë përmes Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim si ndihmë dërgoi ekipe speciale me gjithsej 43 njerëz, 21 pompa për thithje të ujit, tetë tenda, 10 gjeneratorë dhe pesë barka.

Komuna e Tetovës apelon për ndihmë

Njoftohen qytetarët, afaristët dhe biznesmenët se komuna e Tetovës organizon grumbullimin e ndihmave humanitare (produkte ushqimore, veshmbathje, mjete higjienike etj) që do t’iu dërgohen qytetarëve të Shkodrës, të cilët pësuan nga përmbytjet e ditëve të fundit. Grumbullimi i ndihmave do të bëhet në hapësirat e Njësitit Territorial Kundër Zjarrit në Tetovë. Komuna e Tetovës në mënyrë të organizuar do të dërgojë kontingjente me ndihma për qytetarët e Shkodrës. Komuna e Tetovës iu bën thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të ndihmojnë, që të solidarizohen me këtë iniciativë dhe të paraqiten në numrin e telefonit 044-338-081 për të konfirmuar ndihmën e tyre, thuhet në një njoftim t lëshuar nga komuna e Tetovës.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *