Home / Lajme / Rajon / Europa e impresionuar me rezultatet e qeverisë shqiptare

Europa e impresionuar me rezultatet e qeverisë shqiptare

21 janar-
Ministri i jashtëm i Sllovakisë, z.Miroslav Lajcak, e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe i transmetoi Kryeministrit përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit të Sllovakisë, z. Robert Fico, duke i shprehur njëkohësisht angazhimin dhe vendosmërinë e Sllovakisë dhe të qeverisë sllovake për të zgjeruar dhe intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve, në të gjitha fushat.

Kryeministri Berisha priti sot në një takim Ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, zotin Miroslav Lajcak. Pasi i uroi mirëseardhjen, Kryeministri Berisha e vlerësoi vizitën e Ministrit të Jashtëm të Sllovakisë Lajcak si një ngjarje shumë të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve, e cila do të sjellë një kontribut në forcimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat.

Ministri i jashtëm i Sllovakisë, z.Miroslav Lajcak, e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë dhe i transmetoi Kryeministrit përshëndetjet më të përzemërta të Kryeministrit të Sllovakisë, z. Robert Fico, duke i shprehur njëkohësisht angazhimin dhe vendosmërinë e Sllovakisë dhe të qeverisë sllovake për të zgjeruar dhe intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve, në të gjitha fushat.

“Ne Europë jemi shumë të impresionuar me rezultatet e arritura nga qeveria juaj”, iu shpreh Ministri Lajcak Kryeministrit Berisha.

Më tej, Ministri i Jashtëm sllovak Lajcak e siguroi Kryeministrin Berisha për dëshirën e vendit të tij për të zgjeruar marrëdhëniet e bashkëpunimit, në veçanti në fusha si energjetika, turizmi, infrastruktura, si dhe nxitjen e investitorëve sllovakë për histori suksesi me investime biznesi në Shqipëri.

Në takim u diskutua gjithashtu edhe mbi bojkotin e opozitës. Kryeministri Berisha i bëri me dije ministrit Lajcak gatishmërinë e mazhorancës për ngritjen e komisionit parlamentar për shqyrtimin e shqetësimeve të ngritura nga opozita, me përjashtim të çështjeve të vendosura tashmë me vendim të formës së prerë nga gjykata. Ministri sllovak u shpreh se qëndrimi i Kryeministrit Berisha dhe qeverisë shqiptare në respektim dhe mbështetje të institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor është një qëndrim i drejtë që gëzon një përkrahje të gjerë. “Askush nuk e përkrah bojkotin”, – tha Ministri Lajcak – “dhe në asnjë rast, politika nuk mund të ndërhyjë për të vlerësuar vendimet e gjykatave. Konkluzionet e Institucioneve ndërkombëtare të specializuara për zgjedhjet si ato të OSBE/ODIHR, duhen respektuar plotësisht”.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *