Home / Lajme / Maqedoni / Familja Idrizi ne pritje te vendimit

Familja Idrizi ne pritje te vendimit

8 janar-
Vëllazërim Idrizi thekson se është i shqetësuar nga këto veprime të autoriteteve maqedonase, që bëhen për motive politike. Ai ka nënvizuar se është në pritje të ekstradimit të Shkodranit, mirëpo nga ana tjetër, akoma ngelet shpresë për mundësinë e bllokimit të ekstradimit nga ana e avokatit mbrojtës.

Në pritje të vendimeve përfundimtare dhe shpresës së humbur, familja Idrizi ka kërkuar ndihmën e faktorit politik shqiptarë, për të mbrojtur Shkodran Idrizin .

Familja Idrizi vazhdon të jetë në ankth dhe me shqetësime në pritje të ekstradimit të vëllait të tyre Shkodran Idrizi, njëri nga të akuzuarit nga drejtësia maqedonase për maltretimin e punëtorëve maqedonas të ndërmarrjes Mavrova në vitin 2001, që është edhe një nga lëndët e kthyera nga Tribunali i Hagës për krime lufte, për shkak të mungesës së fakteve.

Vëllazërim Idrizi thekson se është i shqetësuar nga këto veprime të autoriteteve maqedonase, që bëhen për motive politike. Ai ka nënvizuar se është në pritje të ekstradimit të Shkodranit, mirëpo nga ana tjetër, akoma ngelet shpresë për mundësinë e bllokimit të ekstradimit nga ana e avokatit mbrojtës.

Avokati mbrojtës Mihail Krig ka njoftuar se edhe më tutje po vazhdon betejën e tij ligjore për të mos u realizuar transferimi i klientit të tij në Maqedoni, për të cilin thuhet se është viktimë e një procesi me prapavijë politike.

Shkodran Idrizi tani për tani gjendet në paraburgim në burgun e Dizeldorfit, që është edhe një burg transitor për transferimin e të burgosurve në vendet e tjera. Para disa ditëve ai ndodhej në burgun e Këlnit, ku paralelisht avokati Krig kishte bërë edhe kërkesën për azil politik për klientin e tij Shkodran Idrizi.

Në pritje të vendimeve përfundimtare dhe shpresës së humbur, familja Idrizi ka kërkuar ndihmën e faktorit politik shqiptarë, për të mbrojtur Shkodran Idrizin.

“I bëjmë thirrje faktorit politik shqiptar që të ndërpres këto raste, që janë të motivuara politikisht. Është e qartë se Shkodrani nuk ka asnjë lloj lidhje me rastet që i ngarkohen”, ka deklaruar vëllai Vëllazërim Idrizi.

Shkodran Idrizi u arrestua në fund të vitit të kaluar në Këln nga policia gjermane, ndërsa pas verifikimit të fletë arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Shkupi zyrtar, është hapur edhe procedura për ekstradimin e tij. Ai akuzohet për maltretimin e punëtorëve maqedonas të ndërmarrjes “Mavrova” që ka ndodhur gjatë konfliktit të vitit 2001, për të cilën vepër akuzohet edhe deputeti i BDI-së, Hisen Xhemaili, si dhe 20 persona të tjerë. (INA)

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *