Home / Sport / Federata e Futbollit të Serbisë ‘kërcënon’ Haxhiristevskin

Federata e Futbollit të Serbisë ‘kërcënon’ Haxhiristevskin

Deklaratat e dhëna nga kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Harallampie Haxhiristevski gjatë vizitës në Kosovë se do ta ndihmojë FFK-në drejt anëtarësimit në FIFA dhe UEFA, kanë dridhur krerët e futbollit të Serbisë.

Haxhiristevski është zotuar se do të lobojë për Kosovën gjatë takimit me presidentin e vendit Fatmir Sejdiu dhe të njëjtin premtim e ka dhënë edhe para zyrtarëve të futbollit kosovar në manifestimin e shpalljes së laureatëve të vitit të Federatës së Futbollit të Kosovës. Zyrtarët e futbollit të Serbisë kanë analizuar sot deklaratat e numrit një të futbollit maqedonas dhe në orët e mbrëmjes kanë lëshuar një deklaratë për opinion, të cilën ua kanë dërguar edhe FIFA-s dhe UEFA-s, ku ndër të tjera thuhet: “Federata e Futbollit e Serbisë me keqardhje konstaton se kryetari i FFM-së, ka dalur jashtë sferës së zakonshme të aktiviteteve të federatës kombëtare të futbollit dhe në mënyrë direkte është përzier në punët e brendshme të një federate tjetër kombëtare. Deklarata e Haxhiristevskit se personalisht do të ndërhyjë te organet e FIFA-s dhe UEFA-s për pranim më të shpejtë, përkatësisht për anëtarësimin e të ashtuquajturës Federatë e Futbollit e Kosovës në shtëpinë e futbollit botëror dhe evropian, jo vetëm që shkel rregullat në fuqi të FIFA-s dhe UEFA-s në këtë fushë dhe statutet e tyre, por shkel edhe normat elementare kulturore dhe sportive, të cilat janë të zakonshme në botën e sportit dhe marrëdhënieve ndërmjet federatave kombëtare sportive. Federata e Futbollit e Serbisë dëshiron të vë në pah se në përputhje me aktet normative përkatëse të FIFA-s dhe UEFA-s, do të inicojë procedura disiplinore ndaj secilit zyrtar sportiv, i cili vazhdon me deklarata dhe aktivitete të ngjashme,në pajtim me nenin 52 të statutit të UEFA-s dhe nenit 7 të statutit të FIFA-s”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *