Home / Sport / Federer në finale takohet me Murrayn

Federer në finale takohet me Murrayn

Zvicerani Roger Federer është finalist i turneut ndërkombëtar Australian Open në tenis. Federer dëshmoi se është i pa konkurrencë dhe njëri prej favoritëve kryesor për ta fituar këtë turne.

Ai ka fituar ballafaqimin e gjysmëfinales pa kurrfarë problemi me rezultat 3:0 (6:2, 6:3, 6:2) kundër tenistit Jo-Wilfried Tsonga. Zvicerani në çdo set ka qenë bindshëm më i mirë, duke mos lejuar për asnjë çast rivalin që ta sfidoi. Roger Federer e nisi furishëm setin e parë, të cilin e fitoi me shifra 6:2. Federer me të njëjtën ritëm të lojës ka vazhduar edhe në setin e dytë, duke triumfuar me rezultat 6:3. Mbizotërimi i tenistit zviceran vazhdoi edhe në setin e fundit, kur edhe shënoi rezultatin në sete 6:2 dhe arriti fitore me shifra të përgjithshme 3:0. Numri një i botës do të takohet me britanikun Andy Murray në finalen e të dielës, që do të jetë një përsëritje e finales së US Open të vitit 2008, të cilën e fitoi zvicerani. Përballja e të dielës do të jetë finalja e tetë radhazi Grand Slam dhe e 22-ta në karrierën Federer. Ai ka fituar 15 nga 21 finalet e kaluara. Murray do të ketë mjaft vështirë, por kërkon që të befason zviceranin. Finalja e të dielës pritet me padurim nga dashamirët e këtij sporti, ku pritet të jetë sa rivalizuese, interesante, cilësore edhe e paqartë. Me një fjalë, turneu Australian Open ka sjellë shumë ballafaqime interesante deri më tash dhe me rezultate të ngushta qoftë në konkurrencën e meshkujve apo të femrave.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *