Home / Sport / Ferrara nuk lëviz, merr besimin e drejtuesve

Ferrara nuk lëviz, merr besimin e drejtuesve

Pasditen e djeshme trajneri u takua me drejtuesit bardhezi, të cilët e kanë konfirmuar në krye të stolit, pavarësisht rezultateve negative.

Takimi midis teknikut italian dhe drejtuesve më të lartë të “Zonjës” (Betega, Seko, Blank) ka zgjatur rreth tre orë. Edhe pas këtij takimi, Çiro Ferrara do të vazhdojë të jetë trajneri i Juventusit, pasi ka marrë konfirmimin nga krerët e klubit.

“Po, ai do të vazhdojë të jetë në krye të pankinës. Mendoj se nuk është ai problemi”, u shpreh zëvendës drejtori i përgjithshëm, Roberto Betega, pas daljes nga mbledhja. Në fakt, më pas u tha që objekt i diskutimeve nuk ishte as çështja e shkarkimit, as ajo e dorëheqjes së trajnerit.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *