Home / Sport / Ferrara: Unë, si Ranieri para një viti

Ferrara: Unë, si Ranieri para një viti

Sonte në mbrëmje Juventusi do të presë Romën në “Olimpiko”, një ndeshje që mund të rezultojë vendimtare për fatin e trajnerit bardhezi.

“Është një moment i rëndësishëm i sezonit tonë. Jam njëlloj siç ka qenë Ranieri një vit më parë, para se t’i rikthehej sukseseve”. Në këtë mënyrë tekniku bardhezi, Çiro Ferrara përpiqet t’i ulë dramacitetin sfidës së mbrëmjes me Romën e Klaudio Ranierit dhe ka besim se drejtuesit e klubit do ta mbështesin edhe më tej.

Megjithatë, është e dukshme që sonte do të jetë edhe një përballje trajnerësh: “Do të ketë rivalitet midis trajnerëve, por nuk do të zbresim ne në fushë. Unë nuk jam ngatërruar asnjëherë me Ranierin. Do ta përshëndes, do t’i jap dorën dhe nuk do të harroj se ka qenë trajneri im te Napoli. Besoj se kam marrëdhënie të mira me të”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *