Home / Lajme / Maqedoni / Filloi implementimi i projektit për pagesën e spitaleve sipas suksesshmërisë

Filloi implementimi i projektit për pagesën e spitaleve sipas suksesshmërisë

Shkup 4 janar
Qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi në prezantimin e sotëm të projektit, ministri resor Bujar Osmani, është që të krijohet sistem në të cilin pacienti do të jetë në qendër të vëmendjes dhe me vendosjen e këtij projekti në punën e spitaleve do të vendoset dinamikë e re dhe kualitet të cilin do ta ndjejnë punëtorët e shëndetit dhe pacientët.

Fillon implementimi i projektit për pagesën e spitaleve sipas suksesshmërisë. Secili spital është e mjaftueshme të ketë vetëm një kompjuter dhe qasje në internet që të mund ta shfrytëzojë sistemin.

Projekti së pari zbatohet si pilot dhe me të janë përfshirë shtatë institucione publike shëndetësore – klinikat për kardiologji, pulmologji dhe alergologji, kirurgji maksilofaciale, Spitali i shtetit “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup si dhe spitalet klinike në Tetovë, Shtip dhe Manastir. Pas gjashtë muajve me projekt duhet të përfshihen edhe spitalet e tjera.

Spitalet të cilat do të jenë të suksesshme sipas DRG – modelit të përcaktimit të buxhetit të spitaleve, do ta kyçin edhe këtë model.

Qëllimi i Ministrisë së Shëndetësisë, theksoi në prezantimin e sotëm të projektit, ministri resor Bujar Osmani, është që të krijohet sistem në të cilin pacienti do të jetë në qendër të vëmendjes dhe me vendosjen e këtij projekti në punën e spitaleve do të vendoset dinamikë e re dhe kualitet të cilin do ta ndjejnë punëtorët e shëndetit dhe pacientët.

“Që të kemi pacientë të kënaqur duhet të kemi punëtorë të valorizuar, të vlerësuar dhe mjaft të motivuar të shëndetit. Qëllimi i projektit është përmes vendosjes së zgjidhjes së softuerëve në bazë ditore të evidentohet dhe matet suksesshmëria e punëtorëve të shëndetit përmes indikatorëve saktë të caktuar për sukses institucional dhe individual. Për herë të parë do të kemi evidentim ditor që punon secili punëtor i shëndetit dhe në bazë të suksesit, volumit dhe kualitetit të punës ata do të shpërblehen”, tha Osmani.

Modeli është inspiruar nga koncepti turk i pagesës sipas të arriturave në të cilin një vit e gjysmë ka punuar Grupi punues me të cilin udhëhiqte zëvendës-ministri Vllado Popovski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *