Home / Sport / Fitore të sigurta të Realit dhe Barcelonës

Fitore të sigurta të Realit dhe Barcelonës

Real Madridi ka shënuar fitore prej 2-0 në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Mallorcas, të zhvilluar në Santiago Bernabeu.
Mirëpo Barcelona kundërpërgjigjet me stil të lartë duke shënuar fitore të thellë prej 5-0 në ndeshjen e zhvilluar si mysafir i Tenerifes.

Real Madridi dhe Barcelona shënuan fitore të sigurta në dy takimet e fundit të javës së 17-të të Primera divizionit spanjoll.
Skuadra mbretërore në “Santiago Bernabeu” mposhti Majorkën e papërshtatshme me rezultat 2:0 me golat e Iguainit (8’) dhe Graneros (50’), derisa Barcelona me het-trikun e Lionel Mesit ka deklasuar Tenerifen vendëse me rezultat 5:0. Fituesi u bë i ditur në finish të pjesës së parë kur Mesi shpërtheu me dy gola (36’, 45’) ndësra në listën e golashënuesve u regjistrua edhe kapiteni Pujol (44’).
Dominimin në këtë ndeshje, “Barça” e konkretizoi me golin e tretë të Mesit në minutën e 75-të, ndërsa Pedro (85’) vendosi rezultatin përfundimtarë 0:5.

Primera divizion – java e 17-të

Rezultatet

Deportivo – Osasuna 1:0 (0:0)
Rodrigez 49′

Espanjol – Saragosa 2:1 (1:1)
Verdu 13′, Markes 71′ – Arizmendi 39′

Mallaga – Atletik Bilbao 1:1 (0:0)
Velington 47′ – Lorente 79′(pen)

Sporting – Hetafe 1:0 (1:0)
Kastro 38′

Herez – Valencia 1:3 (1:2)
Kalvo 25′ – Mata 10′, Silva 33′, Marçena 69′

Real Madrid – Majorka 2:0 (1:0)
Iguain 8′, Granero 50′

Tenerife – Barcelona 0:5 (0:3)
Mesi 36’, 45’, 75’, Pujol 44’, Pedro 85’

Të shtunën

Valadolid – Atletiko Madrid 0:4 (0:2)
Sevila – Rasing 1:2 (0:2)
Vilareal – Almeria 1:1 (1:0)

Tabela: Barcelona 43 pikë, Real Madrid 41, Valencia 35, Deportivo 31, Sevila 30, Majorka 30, Hetafe 27, Atletik Bilbao 27, Sporting Hihon 24, Vilareali 23, Atletiko M. 20, Rasingu 19, Espanjoli 19, Osasuna 17, Almeria 17, Valadolidi 16, Tenerife 15, Mallaga 14, Saragoza 13, dhe Herezi i fundit me 7 pikë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *