Home / Lajme / Rajon / Fryhet Buna, uji vershon brenda ne qytet. Berisha ne Shkoder

Fryhet Buna, uji vershon brenda ne qytet. Berisha ne Shkoder

8 janar
Ndërkohë Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër njofton të gjitha institucionet e ndryshme, shoqatat dhe individët që dëshirojnë të kontribuojnë për të ndihmuar në zonat e përmbytura në Shkodër, se në degën e BKT-së Shkodër është çelur llogaria bankare me numër: 410328492.

SHKODER-

Situata ne qarkun e Shkodres behet gjithnje e me kritike. Lumi Buna është fryrë ka permbytur shetitoren buze lumit dhe uji tashmë po vërshon brenda në qytetin e Shkodres. Sipërfaqet nën ujë vazhdojnë të rriten. Nga një informacion i ministrisë së Brendshme gjatë natës janë përmbytur mbi 1000 ha tokë të tjera. Kryeministri Berisha niset ne Shkoder, ku do te beje ndalimin e apre ne lagjen Bahcallek, dhe me pas do takohet me shtabin e emergjences ne Shkoder.

Ministria e Brendshme: 9150 shtepi te permbytura, 2110 banesa nen uje
Ora 11:00 Situata ne qarkun e Shkodres behet gjithnje e me kritike. Lumi Buna është fryrë dhe uji tashmë po vërshon brenda në qytetin e Shkodres. Sipërfaqet nën ujë vazhdojnë të rriten. Nga një informacion i ministrisë së Brendshme gjatë natës janë përmbytur mbi 1000 ha tokë të tjera.
Nga 9150 hektarëve tokë e përmbytur dhe 2080 shtëpi nën ujë gjatë ditës së djeshme shifrat sot në mëngjes kanë arritur në 10170 ha tokë të përmbytura dhe në 2110 shtëpi nën ujë.

Është rritur niveli i ujrave në zonat e përmbytura (Komuna Bushat dhe Komuna Bërdicë), ndërkohë strukturat e ushtrisë po kryejnë operacione për evakuimet e banorëve të fshatrave Mali Jushit dhe Trush në Komunën Bërdicë.

Strukturat e ushtrisë dhe të policisë janë të përqëndruar kryesisht në komunat Dajç, Ana Malit, Bërdicë, Guri Zi, Velipojë dhe lagjet e rrezikuara të bashkisë Shkodër ku po bëjnë evakuimin e komunitetit të rrezikuar nga përmbytja. Vetëm gjatë natës janë evakuar mbi 300 persona. Deri në orët e para të ditës së sotme numri i personave të evakuar. Arriti në 3752 nga 3407 persona që ishin evakuar deri mbrëmjen e djeshme.

Njësia vendore Tokë e përmbytur Persona të evakuar Shtëpi të përmbytura
Bashkia Shkodër 250 ha 148 320
Komuna Dajç 2000 ha 2000 1187
Komuna Ana Malit 1370 ha 230 180
Komuna Velipojë 2000 ha 25 50
Komuna Bërdicë 1700 ha 350 65
Komuna Guri Zi 650 ha 689 200
Komuna Bushat 1700 ha 300 100
Komuna Qendër, M.Madhe 500 ha 108

Ora 10.11 Lumi Buna vershon brenda ne qytet
Lumi Buna është fryrë dhe uji tashmë po vërshon brenda në Shkodër. Uji tashmë ka vërshuar në lagjen Xhabije, në hyrje të qytetit, ndërsa dje uji i lumit Buna dhe lumit Drin tashmë kishin vërshuan në lagjen Bahcallëk dhe Ajasëm. Në lagjen Bahcallëk janë evakuar të gjithë banorët, ndërsa vazhdon evakuimi i banorëve në Komunën Gur i Zi, Dajc, Bushat, dhe Ana e Malit.

Një postbllok policie i vendosur në harkun e Bërdicës nuk lejon makinat të lëvizin në aksin nacional Shkodër- Tiranë si dhe Shkodër- Velipojë.
MPPTT-ja njofton se rruga Tiranë –Shkodër është e hapur për trafikun, makinat e mëdha dhe fuoristradat kalojnë në trajektoren e zakonshme të këtij aksi, ndërsa makinat e vogëla ndjekin trajektoren e segmentit rrugor Kthesa Vaut i Dejës –Mjedë -Guri i Zi –Shkodër. Niveli i ujit në harkun e Bërdicës arrin në 70 cm, ndërsa në fshatin e Bërdicës arrin deri në 2 metra.

Ora 07.26 Uji izolon Shkodren, aksi nacional i bllokuar prej gati 20 oresh
Zona e nënShkodrës vazhdon të mbetet në një situatë kritike. Për më shumë se 20 orë, aksi nacional Shkodër- Tiranë është pothuajse i pakalueshëm në vendin e quajtur harku i Bërdivës, ku dhe uji ka vërshtuar mbi rrugë.

Niveli i ujit gjatë natës ka pasur një rritje të paktë, (gjatë ditës së djeshme ishte 50 cm) por sërish në këtë aks lëvizja me mjete të vogla është e pamundur. Mund të kalojnë vetëm automjetet e tonazhit të rëndë dhe furositrada.

Fatmirësisht gjatë natës nuk ka pasur reshje shiu, ndërsa forcat e ushtrisë dhe policia kanë vazhduar evakuimin e banorëve nga zonat e përmbytura me gomone, varka dhe makina të ushtrisë . Gazetarja e NEËS24 informon për një këmbëngulje të kryefamiljarëve për të mos u larguar nga banesat. Ata pranojnë të evakuojnë pjesëtarët e familjes, ndërsa këmbëngulin të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të ruajtur gjënë e gjallë.

Deri në orën 19:00 të mbrëmjes së të enjtes ishin evakuar gjithsej 3407 persona, 2000 prej të cilëve banorë të komunës Dajc, ndër më të prekurat nga vërshimi i ujrave.

Ndërkohë Ministria e Brendshme informoi mbrëmë se sipërfaqja e tokës së përmbytur ka vazhduar të rritet duke kapur shifrën e 9150 hektarëve , ndërsa 2080 banesa ndodhen nën ujë.

Kryeministri Berisha nuk mori mbërmë vendim për të shpallur gëjndjen e jashtëzakonshme por siguroi banorët e qarkut të Shkodrës se nuk ka problem me digat e tre hidrocentraleve që e rrethojnë këtë zonë, dhe akuzoi disa “të pafytyrë” që kanë dashur të “shqetësojnë qytetin” me përhapjen e lajmit për shpërthim të tyre.

Deri në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme janë evakuar gjithsej 3407 persona, 2000 prej të cilëve banorë të komunës Dajc, ndër më të prekurat nga vërshimi i ujrave.

Ndërkohë Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër njofton të gjitha institucionet e ndryshme, shoqatat dhe individët që dëshirojnë të kontribuojnë për të ndihmuar në zonat e përmbytura në Shkodër, se në degën e BKT-së Shkodër është çelur llogaria bankare me numër: 410328492.
(s.g/e.n/BalkanWeb)

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *