Home / Lajme / Maqedoni / Fuere duke u zhytur në Liqenin e Ohrit, fiton një fuçi përplot me verë

Fuere duke u zhytur në Liqenin e Ohrit, fiton një fuçi përplot me verë

20 janar-
Pasi e nxorën fuçinë nga uji, Fuere së bashku me shoqërinë e gëzuar menjëherë shkoi që ta provojnë verën me meze. “Edhe më tej do të marrë pjesë në këtë ditë në Ohër, pasi vërtetë këtu njerëzit janë të mrekullueshëm, sikurse edhe tradita. Me padurim pres që ta provojë verën të cilën e kapa dhe për të cilën e di se është verë e mrekullueshme e Maqedonisë, siç është vera Tikveshija”, u shpreh Ervan Fuere, ambasadori i BE-së në Maqedoni.

Ambasadorit të BE-së ne vend, Ervan Fuere, shumë mirë “i shkojnë për shtati” manifestimet lokale në Ohër.

As këtë vit liqeni i ftohtë për të nuk ishte pengesë që në mes të dimrit të hyjë në ujë në Ditën e peshkatarëve. Përsëri, sikurse vitin e kaluar, ia doli që të arrijë i pari deri te fuçia njëqind litërshe plotë me verë të kuqe të Tikveshit. Shoqëri i bëri edhe kryetari i komunës së Ohrit Aleksandër Petreski, por edhe një numër i madh i qytetarëve për të cilët larja në këtë kohë të vitit është një kënaqësi e madhe.

Pasi e nxorën fuçinë nga uji, Fuere së bashku me shoqërinë e gëzuar menjëherë shkoi që ta provojnë verën me meze. “Edhe më tej do të marrë pjesë në këtë ditë në Ohër, pasi vërtetë këtu njerëzit janë të mrekullueshëm, sikurse edhe tradita. Me padurim pres që ta provojë verën të cilën e kapa dhe për të cilën e di se është verë e mrekullueshme e Maqedonisë, siç është vera Tikveshija”, u shpreh Ervan Fuere, ambasadori i BE-së në Maqedoni.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme. Lahem për shëndetin dhe si babai i qytetit për të gjithë qytetarët e Ohrit dhe të Maqedonisë. Zoti të na jap shëndet. Ujit ishte pak më i ftohët se vitet e kaluara, por koha jashtë është e ngrohtë. Sot është e tillë që askush nuk sëmuret”, tha Aleksandër Petreski, kryetar i komunës së Ohrit.
Gjysmë ton verë, raki dhe rreth 400 kilogram peshk të fërguar në miell misri u konsumuan. “Ne si peshkatarë sportiv dëshirojmë t’i japim përmbajtje të reja kësaj dite sikurse që është ekspozita e mjeteve për peshkim, thurja rrjetave, punimi i varkave të Ohrit dhe të gjithë këtë ta shikojë populli pas larjes”, deklaroi Radovan Dimitrieski, nga Shoqata e Peshkimit, “Shën Apostulli Petri”. Këtu në Ohër sot kishte edhe mysafirë nga bota e jashtme për të cilët kjo ngjarje ishte një përjetim i vërtetë.

“Kjo është ndjenjë e rrallë për mua. Kurrë nuk kam notuar në këtë vend të mrekullueshëm sikurse që është Ohri …. Këtu jam herë të parë, por do të vijë edhe shumë herë të tjera”, tha Mark Muller, mysafir nga Spanja. Ndërsa të rinjtë që sot kishte shumë në lokalitetin Saraishte thonë se ata do ta vazhdojnë këtë traditë. Të gjitha këto manifestime të sotme i organizuan disa organizata joqeveritare lokale nga Ohri si dhe pushteti komunal i qytetit.Alsat-m

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *