Home / Lajme / Maqedoni / Fuere paralajmeron per destabiliim etnik

Fuere paralajmeron per destabiliim etnik

“Qeveria sërish i bëjmë me dije se me rëndësi vitale është zgjidhja e çështjes së emrit. Ky është një moment për lidership dhe guxim. Rreziqet ekzistojnë në rast se do të ketë prolongim të procesit, për shkak se mund të krijohen vështirësi midis bashkësive etnike dhe deri tek destabilizimi”, ka theksuar evroambasadori Fuere. Bashkimi Evropian sipas evroambasadorit Fuere nuk është i kënaqur edhe me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Ervan Fuere në fjalimin e tij vjetor pranë Parlamentit Evropian tërhoqi vërejtjen që zvarritja e zgjidhjes së problemit të emrit mund të sjellë deri tek destabilizimi i vendit.

“Qeveria sërish i bëjmë me dije se me rëndësi vitale është zgjidhja e çështjes së emrit. Ky është një moment për lidership dhe guxim. Rreziqet ekzistojnë në rast se do të ketë prolongim të procesit, për shkak se mund të krijohen vështirësi midis bashkësive etnike dhe deri tek destabilizimi”, ka theksuar evroambasadori Fuere. Bashkimi Evropian sipas evroambasadorit Fuere nuk është i kënaqur edhe me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Marrëdhëniet midis komuniteteve nuk i plotësojnë kriteret evropiane. Koalicioni qeveritar vitin e kaluar relativisht ishte stabil edhe përkundër problemeve me enciklopedinë. Ajo hapi temat të cilat menduam se ishin mbyllur me Marrëveshjen e Ohrit dhe tregoi se edhe sa punë ka për t`u pajtuar”, ka theksuar ambasadori i BE-së në Maqedonisë gjatë shpalosjes së raportit vjetor pranë PE-së. INA

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *