Home / Lajme / Rajon / Fundviti më i qetë në 10 vitet e fundit

Fundviti më i qetë në 10 vitet e fundit

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit, ka rënë dukshëm numri i aksidenteve të trafik dhe aksidentet e shkaktuara nga përdorimi i fishekzjarrëve.

Prishtinë, 2 janar –
“Policia e Kosovës, konsideron se ka qenë një natë me një nivel të kënaqshëm të sigurisë. Normalisht ka pasur përdorim të mjeteve piroteknike në shumë pjesë të qytetit, kryesisht edhe në sheshe të ndryshme.

Në bazë të dhënave nga terreni ky fundvit është më i qeti sa i përket situatës së sigurisë në Kosovë gjatë kësaj dekade.

Gjatë festimit të Vitit të Ri, sipas raporteve policore, janë shkaktuara aksidente dhe incidente të përmasave të vogla dhe gjendja e sigurisë, para dhe pas orës 24 kur është bërë ndërrimi i viteve, është konsideruar e qetë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka thënë se në krahasim me vitin e kaluar, këtë vit, ka rënë dukshëm numri i aksidenteve të trafik dhe aksidentet e shkaktuara nga përdorimi i fishekzjarrëve.

“Policia e Kosovës, konsideron se ka qenë një natë me një nivel të kënaqshëm të sigurisë. Normalisht ka pasur përdorim të mjeteve piroteknike në shumë pjesë të qytetit, kryesisht edhe në sheshe të ndryshme.

Mund të themi se kemi pasur kryesisht 16 raste me persona të lënduar nga mjetet piroteknike. Nga këto 16 raste, në Prishtinë janë regjistruar 10, në Pejë 5 dhe në Prizren një rast… Kemi pasur po ashtu 3 raste të lëndimeve me armë të zjarrit…

Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë person i cili e ka humbur jetën dhe mund të themi se është karakterizuar një natë me një përqindje më të ulët të rasteve në krahasim me vitin e kaluar”.

Sipas Kelanit, gjatë natës festive, ka pasur 68 aksidente trafiku, ku në 17 prej tyre ka pasur lëndime, ndërsa nuk është regjistruar asnjë aksident i rëndë me pasoja për jetën. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *