Home / Lajme / Maqedoni / Gafur Adili kërkon unifikimin e faktorit politik shqiptar

Gafur Adili kërkon unifikimin e faktorit politik shqiptar

5 janar-
Ai pikërisht ftesën e ka bërë lidhur me situatën e fundit politike në këtë vend. “Situatat e krijuara politike në IRJM imponojnë domosdoshmërish unifikimin e potencialit politiko-kombëtar të shqiptarëve në IRJM. Prandaj Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtarë, një formacion politiko- demokratik më ka ngarkuar që të ju ftoj të gjithë në një takim të përbashkët në Tiranë”, thuhet në apelin publik të Adilit drejtuar ish kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Arben Xhaferi, kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, kryetarit të Demokrcisë së Re Imer Selmani, kryetarit të Bashkimit Demokratik Kombëtarë Hysni Shaqiri dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH) Bardhyl Mahmuti.

Kryetari i Frontit Demokratik për Bashkim Kombëtarë (FDBK) Gafurr Adili sërish u ka bërë apel liderëve politik shqiptarë nga Maqedonia që të mblidhen në Tiranë për të shqyrtuar çështjen shqiptare në Maqedoni.

Ai pikërisht ftesën e ka bërë lidhur me situatën e fundit politike në këtë vend. “Situatat e krijuara politike në IRJM imponojnë domosdoshmërish unifikimin e potencialit politiko-kombëtar të shqiptarëve në IRJM. Prandaj Fronti Demokratik për Bashkim Kombëtarë, një formacion politiko- demokratik më ka ngarkuar që të ju ftoj të gjithë në një takim të përbashkët në Tiranë”, thuhet në apelin publik të Adilit drejtuar ish kryetarit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) Arben Xhaferi, kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi, kryetarit të Demokrcisë së Re Imer Selmani, kryetarit të Bashkimit Demokratik Kombëtarë Hysni Shaqiri dhe kryetarit të Bashkimit Demokratik Shqiptar (BDSH) Bardhyl Mahmuti.

Ai tha se vetëm armiqve të kombit shqiptar, nuk iu pëlqen uniteti i shqiptarëve dhe edhe unifikimi i potencialit politik e kombëtar të shqiptarëve në IRJM.

“Përkundrazi , ata rregullisht edhe sistematikisht kundër ne shqiptarëve e kanë zbatuar dhe vazhdojnë të zbatojnë devizën e tyre të vjetër “përçajë dhe sundo !”; theksoi Adili i cili takimin e liderëve e ka caktuar të mbahet më 23 janar 2010, duke filluar nga ora 11-të, te HotelTIRANA INTERNATIONAL në Tiranë. (INA)

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *