Home / Sport / Ganë-Egjipt, finalja e Kupës së Afrikës

Ganë-Egjipt, finalja e Kupës së Afrikës

Finalja e Kupës së Kombeve të Afrikës, e programuar për t’u luajtur të dielën, do të diskutohet midis Egjiptit, kampion në fuqi dhe Ganës.

“Yjet e Zinj” të Ganës eliminuan në gjysmëfinale Nigerinë me rezultatin minimal 1-0. Goli-kualifikim për ganezët u shënua nga Gian Asamoah në minutën e 20-të. Is-sulmuesi i Udinezes dërgoi topin në rrjetë me kokë pas një goditjeje nga këndi.

Në gjysmëfinalen tjetër Egjipti shkatërroi 4-0 Algjerinë dhe siguroi finalen e tretë radhazi. “Faraonët” nuk patën asnjë vështirësi, duke treguar më të mirën e tyre në këtë përballje, ndryshe nga kundërshtarët që ishin shumë nervozë, duke mbetur me tetë lojtarë në fund të ndeshjes.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *