Home / Lajme / Rajon / Gjilan:Një i ri gjendet i varur në litar

Gjilan:Një i ri gjendet i varur në litar

6 janar-
Autoritetet policore thonë se motivet e kësaj vetëvrasje për momentin nuk dihen, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.
Zyrtari për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës, Naser Ibrahimi ka thënë se personi i gjetur i varur në furrën e bukës është Remzi Kastrati (1978).

Një qytetar 32-vjeçar është gjetur i varur në litar, në objektin e furrës së bukës “Euromendi”, që gjendet në fshatin Rogoqicë të Kamenicës, të martën.

Autoritetet policore thonë se motivet e kësaj vetëvrasje për momentin nuk dihen, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Zyrtari për informim në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës, Naser Ibrahimi ka thënë se personi i gjetur i varur në furrën e bukës është Remzi Kastrati (1978).

Sipas tij, pak qaste pas marrjes së informatës edhe njësitet patrulluese, ato të hetimeve të krimit dhe njësitet e teknikës kriminalistike të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes.

“Pas zhvillimit të hetimeve preliminare dhe procedimit të vendit të ngjarjes trupi i pajetë i viktimës më vendim të prokurorit kujdestar, është dërguar në Institutin Mjeko-Ligjor në Prishtinë për kryerjen e obduksionit”.
Ibrahimi ka thënë se ende nuk dihen motivet e kësaj vetëvrasje, por hetimet lidhur me rastin është duke i kryer njësiti rajonal i hetimeve.

Në rajonin e Gjilanin ky akt i vetëvrasjes së pronarit të furrës “Euromendi”, shënon rastin e parë të vetëvrasjeve për vitin në të cilin sapo hymë, derisa në vitin 2009 në komunat e rajonit të Gjilanit (Gjilan, Kamenicë, Viti e Novobërdë), ishin shënuar gjashtë vetëvrasje. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *