Home / Sport / Granit Xhaka shënoi kundër Pelisterit

Granit Xhaka shënoi kundër Pelisterit

Futbollisti shqiptar, Granit Xhaka, ka shënuar gol për fitoren 5:1 të skuadrën zvicerane, Baselin, në miqësoren kundër Pelisterit nga Manastiri i Maqedonisë.

Granit Xhaka shënoi golin në minutën e 75-të të ndeshjes, ndërsa golat të tjerë i kanë realizuar futbollistët Huggel (7’ e 12’), Schürpf (82’) e Almerares (85’). Ky është goli i dyti në miqësore i Xhakës, të parin e ka shënuar kundër Bielit. Në përbërjen e parë ka luajtur edhe Xherdan Shaqiri që është zëvendësuar në minutën e 46 nga Aratore, kurse Granit Xhaka është inkuadruar në lojë në minutën e 66-të, ndërsa Beg Ferati luajti nga minuta e 70-të dhe Taulant Xhaka nga minuta e 46-të e ndeshjes.

Pelister – Basel 1:5 (0:2)

Stadiumi “San Pedro”.

Shikues: 150.

Gjyqtarë:Troyano.

Shënues: Huggel (7’ e 12’), G. Xhaka (75’), Schürpf (82’) e Almerares (84’) për Baselin dhe Bujcevski (72’).

Baseli: Wessels; Sahin (T. Xhaka 46’), Abraham (Bicvic 70’), Cagdas (Ferati 70), Safari (Kamber 59’); Shaqiri (Aratore 46’), Cabral (Gelabert 46), Huggel (G. Xhaka 66’), Stocker (Schürpf 46’); Streller (Almerares 59’), Frei (Perovic 66’)

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *