Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski: Jemi nën trysni të përhershme për emrin

Gruevski: Jemi nën trysni të përhershme për emrin

8 janar-
Ai shpreson se së shpejti do të zgjidhen problemet që e kanë penguar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, e cila sot për në Afganistan dërgoi në mison paqëruajtës dy brigada me ushtarë.

ryeministri Nikolla Gruevski sot ka pranuar se trysnia ndërkombëtarë për zgjidhjen e çështjes së emrit me Greqinë është i përhershëm. “Nuk ka asgjë të veçantë të re dhe mirë është të ketë edhe në palën tjetër”, tha Gruevski.

Sipas tij, të reja lidhur me kontestin e emrit priten nga fundi i janarit apo fillimi i shkurtit.

Ai shpreson se së shpejti do të zgjidhen problemet që e kanë penguar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO, e cila sot për në Afganistan dërgoi në mison paqëruajtës dy brigada me ushtarë.

“Anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian është qëllimi ynë strategjik. Ndoshta do të kemi probleme rrugës, por ne qëndrojmë në atë plan” shtoi Gruevski. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *