Home / Lajme / Maqedoni / Gruevski në Bruksel në takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rasmusen

Gruevski në Bruksel në takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Rasmusen

15 janar-
“Pritjet e mia nga takimi janë të bisedojmë për problemin, t’i shpjegoj pozicionet e palës sonë dhe të tjetrës, problemet me të cilat ballafaqohemi dhe esenca që më shumë të kuptojë, për shkak se, megjithatë, ky është i ri në këtë funksion”, tha Gruevski.

Kryeministri Nikolla Gruevski sot në selinë e NATO-s në Bruksel do ta ketë takimin e parë me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Anders Fog Rasmusen, pas ardhjes së tij në këtë funksion në vendin e Jaap de Hop Sheferit.

Në takim pritet të bisedohet për arritjet dhe perspektivat e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Aleancë, si dhe për refomat e deritanishme dhe të ardhshme të vendit në kuadër të integrimeve euroatlantike.

Kryeministri Gruevski dje paralajmëroi se në takimin e nesërm me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s Rasmusen do të bisedohet edhe për kontestin me emrin.

“Pritjet e mia nga takimi janë të bisedojmë për problemin, t’i shpjegoj pozicionet e palës sonë dhe të tjetrës, problemet me të cilat ballafaqohemi dhe esenca që më shumë të kuptojë, për shkak se, megjithatë, ky është i ri në këtë funksion”, tha Gruevski.

Ai theksoi se në takim do ta shfaqë vullnetin e palës së Maqedonisë për zgjidhje të kontestit dhe për inkuadrim në NATO, si dhe për vazhdim me pjesëmarrjen në misionet e Aleancës, prej të cilave shteti nuk planifikon të heqë dorë edhe krahas bllokimeve greke.

Maqedonia, përkujtoi Gruevski, i ndërmori obligimet, por ende nuk e ka marrë anëtarësimin, jo për arsye se këtë nuk e jep NATO, por për shkak se ka bllokim nga Greqia.

“Edhe në të ardhmen do të përqëndrohemi me këtë anëtare të NATO-s të gjejmë zgjidhje, ndërsa megjithatë mirëkuptimi nga ana e sekretarit të përgjithshëm të Aleancës do të na ndihmojë në këto punë”, tha Gruevski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *