Home / Lajme / Maqedoni / Gruevskit i bie rejtingu

Gruevskit i bie rejtingu

9 janar-
Për VMRO-DPMNE do të votonin 21, 4 për qind e elektoratit, ndërsa për BDI 8,2 për qind. Anketa e fundit tregon për rritjen e rejtingut të partisë opozitare LSDM në krahasim me anketat e mëparshme. Për LSDM do të votonin 13,9 për qind, që paraqet rritje të besueshmërisë në elektorat për një për qind. PDSH do të merrte 4.5 për qind të votave, ndërsa DR 1.5 për qind.

Partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI do të kornin fitore sikur sot të mbaheshin zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Kështu tregojnë rezultatet e anketës së dhjetorit e realizuar nga organizata joqeveritare “Shtëpia e tolerancës” dhe Instituti për demokraci sociale “Progres”.

Për VMRO-DPMNE do të votonin 21, 4 për qind e elektoratit, ndërsa për BDI 8,2 për qind. Anketa e fundit tregon për rritjen e rejtingut të partisë opozitare LSDM në krahasim me anketat e mëparshme. Për LSDM do të votonin 13,9 për qind, që paraqet rritje të besueshmërisë në elektorat për një për qind. PDSH do të merrte 4.5 për qind të votave, ndërsa DR 1.5 për qind.

Gati dy për qind të votave të elektoratit do të mblidhte partia “për Maqedoninë të Bashkuar” e Lube Boshkovskit. Shumica dërmues e qytetarëve ose 67 për qind presin që vitit i ri të jetë më i vështirë në aspektin ekonomik, 20 për qind besojnë se do të jetë njësojë, ndërsa vdtëm 10 për qind besjnë se do të jetë më mirë.

Anketa e fundit tregon se mbi 40 për qind i elektoratit është i paparëcaktuar. 13 për qind kanë deklaruar se nëse mbahen zgjedhje nuk do të dalin në votime, 25 për qind nuk dinë se për cilën parti do të votonin, ndërsa 7 për qind nuk janë përgjigjur fare. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *